Ndotet grykëderdhja e Drinit në Lezhë/ Peshkatari: Dora e njeriut, s'ka çtë bëjë qeveria! Të bëhemi vetë rob njëherë

LEZHË- Kjo është panorama në grykëderdhjen e lumit Drin në Lezhë, pas reshjeve të fundit të shiut. Zona përreth është mbuluar nga mbetje të shumta të sjella nga rrjedha e lumit, pas shtimit të nivelit të prurjeve. Mbizotëron qelqi dhe plastika, por nuk mungojnë edhe materialet e tjera shtëpiake.

Dora e njeriut vijon që të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit, duke hedhur mbeturinat në lumë.

"I hedh populli mbeturinat në lum. Çfarë t’i bësh. Merr qesen me mbeturina dhe e hedh në lum. Çfarë t'ju bëjë qeveria. Ne duhet të bëhemi rob vetë njëherë. Jo një dy qeveria. Duhet t’i hedhim në kosh të plehrave", tha një peshkatar.

Këto mbetje përfundojnë të gjitha në det, duke ndotur masivisht edhe bregdetin e Shëngjinit. Kjo situatë e cila përsëritet në vazhdimësi dëmton edhe shëndetin e gjallesave ujore që janë të shumta në këtë zonë.

Për këtë situatë burime nga Bashkia Lezhë kanë bërë të ditur se në bashkëpunim edhe me institucionet mjedisore do të ndërmarrin një aksion për pastrimin e zonës së ndotur dhe paralelisht po punohet për hartimin e një projekti për të ndaluar ndotjen e bregdetit nga lumenjtë që derdhen në të.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • maksi: 13/11/2019 18:26

    MOS I HIDHNI PLEHRAT DHE SHISHET NE LUME MOR PLEHRA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar