TIRANE- Masa administrative me gjobë deri në 50 000 lekë të reja dhe pezullim aktiviteti deri në përmbushjen e kritereve, për të gjitha lokalet që krijojnë ndotje akustike në kryeqytet.

Agjensia Rajonale e Mjedisit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka nisur aksionin kundër ndotjes akustike që krijojnë lokalet e natës.

Aksioni ka filluar në zonën më problematike të Tiranës, atë të ish-Bllokut. Nga kontrolli i bërë në disa lokale ka rezultuar se zhurma e krijuar në këto ambiente është jashtë normave të lejuara.

Situata mbetet kritike për banorët e kryeqytetit, pasi ndotja akustike i kalon normat e lejuara. Aksione të tilla janë marë më herët nga kjo agjensi, por situata është e njëjtë.

Sipas burimeve të kësaj agjensie për “A1 Report”, në ditët në vijim priten të tjera aksione.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)