DURRES – Dy persona janë arrestuar pasi refuzuan të ndalnin muzikën në lokal gjatë kontrollit të policisë së Durrësit për ndotjen akustike, ku dhe janë mbyllur katër të tilla që prodhinin muzikë, ndërsa në 12 prej tyre është ndërprerë muzika.
Policia e Durrësit, në funksion të krijimit të një mjedisi të qetë akustik për pushuesit, filloi mbrëmë monitorimin e bizneseve të cilat vijojnë aktivitetin e tyre duke shkaktuar shqetësim akustik për pushuesit, edhe pas orarit të lejuar me ligj.
Sipas policisë, u ndërpre muzika në 12 lokale, kryesisht në zonën e plazhit të madh të Durrësit, ndërsa u morën masa për mbylljen e 4 lokaleve që prodhonin muzikë, nga të cilët dy të ndodhura në zonën e bregdetit të Gjirit të Lalëzit dhe Draçit.
Krahas kësaj, hetohen në gjendje të lirë dy persona të cilët edhe pse u njoftuan nga policia për ndalimin e muzikës, vazhduan të prishin qetësinë publike duke vijuar muzikën në lokalin e marrë me qera nga njëri prej tyre.
Bëhet fjalë për pronarin e lokalit, shtetasin M.H, 24 vjeç dhe Dj-in e këtij lokali me inicialet I.T, 31 vjeç.
Kontrollet në këtë drejtim do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com