Ndotja alarmante e ajrit në Tiranë
tejkalon me 20% normat e BE

TIRANE- Tirana tejkalon me 20 % normat e përcaktuara nga Bashkimi Evropian përsa i përket ndotjes së ajrit. Sipas matjeve të kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit,ndotja e ajrit në kryeqytet vazhdon të jetë në shifra alarmante. Ndotësit kryesorë në kryeqytet rezultojnë të jenë automjetet e shumta, ndërtimet, por edhe mënyra e pastrimit që punonjësit e bashkisë përdorin me fshesa dhe jo me makineri pastrimi. Në Tiranë janë instaluar dy pika monitorimi të ndotjes, të cilat ndodhen pranë Ministrisë së Mjedisit dhe në rrugën “Sami Frashëri”.

Sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, nga matjet e realizuara nga dy stacionet e monitorimit që disponon kjo agjenci, rezulton që grimcat e pluhurit të ajrit në kryeqytet të jenë 20-30 për qind më të larta se normat e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Sipas Beqirit, muajt më problematikë janë ato të verës ku edhe fluksi i lëvizjes së automjeteve dhe ndërtimeve është më i madh. Për të realizuar një matje më të saktë të ajrit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit disponon një stacion monitorimi të lëvizshëm të cilin do ta përdorë për monitorimin e ajrit në ato që konsiderohen edhe si zonat më problematike.

“Falë stacioneve të monitorimit të gjeneruar nga projekte të Bashkimit Evropian, për herë të parë në Shqipëri do të realizohet monitorim i cilësisë së ajrit në 9 qytete”, shprehet kreu i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Sipas Beqirit, në fokusin e institucionit të drejtuar prej tij nuk do të jetë vetëm matja e cilësisë së ajrit urban në qytete, por edhe monitorimi i subjekteve të caktuara të biznesit për të parë shkarkimet që këto biznese bëjnë në ajër.  Të gjitha të dhënat nga monitorimet e kryera kalojnë në Ministrinë e Mjedisit, e cila bën edhe ndëshkimin e subjekteve që shkelin rregullat mjedisorë në përmbushje të zotimit për të ulur nivelin e ndotjes me më shumë se 30%.

Shkrimi u publikua sot (6.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti