Dy projekte të rëndësishme pritet të implementohen së shpejti në qarkun e Kukësit për të pastruar liqenin e Fierzës, mbuluar nga mbetjet plastike që sjellin lumenjtë.

Brenda muajit Mars pritet të mbërrijë anija për mbledhjen dhe riciklimin e mbetjeve në sipërfaqen e Liqenit si dhe do të vendosen dy prita në lumenjtë Drini i Bardhe dhe Drin i Zi.  Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe do të implemntohet nga shoqata “Everwave” në bashkëpunim me këshillin e Qarkut të Kukësit.

Në lumenjtë Drini i Bardhe dhe Drin i Zi do të vendosen dy prita (rrjeta), ka deklaruar për Report Tv Astrit Dobrushi, ryetar i Keshillit te Qarkut Kukes.

Nga ana e tij prefekti i qarkut, Agron Geca, tha se këto ndërhyrje do të nxisin  zhvillimin e turizmit  në këto zona. Projektmanaxherja e “Everëave” tha se veç mbledhjes së plastikave në siperfaqen e liqenit, do të bëhet rickilimi i pjesës dërmuese të mbetjeve.