Ndotja është një nga problemet më të mëdha botërore të momentit, që nuk po i jepet zgjidhje.
Nju Delhi nsur nga ky problem ka hapur për herë të parë bare me shishe oksigjeni, ku qytetarët të mund të marrin frymë më lehtë.
Zyrtarët e Nju Delhi kohët e fundit janë detyruar të shpallin një emergjencë shëndetësore publike për shkak të cilësisë së ajrit të rrezikshëm, pasi nivelet e ndotjes janë rritur në rreth 20 herë mbi nivelin e lejuar, sipas Organizatës Shëndetësore Botërore.
Ata po pezullojnë projektet e ndërtimit dhe po mbyllin shkollat në të gjithë kryeqytetin.
Ndërsa ajri është plot tym dhe pluhur, personat që kanë para mund të bëjnë një pushim të shkurtër në një lokal bari me oksigjen.
Çdo dimër, cilësia e ajrit bie në qytete në të gjithë Indinë ndërsa erërat zvogëlohen dhe fermerët djegin mbetjet e bimëve, për të krijuar hapësirë për të korrat e ardhshme.
Baret japin oksigjen përmes një pajisje standarde, të cilën përdoruesit e vendosin në hundë.
Tubat lidhen me një makinë që tërheq oksigjenin e pastër nga ajri i ndotur.
“Terapia e oksigjenit” nuk kuron asnjë sëmundje, thjesht mundëson një ajër të pastër momental.
India është shtëpia e 15 qyteteve më të ndotura në botë.
Kjo shtyn më shumë indianë që kanë mundësi financiare, të shkojnë në bare oksigjeni si “Oxy Puree”.