TIRANE - Që prej fillimit të javës qytetarët do paguajnë gjysmën e taksës për makinat e tyre, ndërkohë që specialistët e mjedisit e denoncojnë këtë masë si kriminale për shëndetin e shqiptarëve.

Në fakt ndotja e makinave shkakton çdo vit 500 raste të reja me sëmundje kancerogjene në rrugët e frymëmarrjes. Sigurisht shqiptarët do kursejnë para nga taksa e re, por sa janë paratë që ata do paguajnë për të kuruar sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes.

Xhemal Mato në një prononcim për A1Report, u shpreh se vetëm nga shtimi i makinave të përdorura shtohet me 200 numri i të prekurve nga sëmundje kancerogjene në rrugët e frymëmarrjes.

Çfarë të mire kanë qytetarët, thotë Mato, kur kursejnë disa para sot nga taksa, por duhet të shpenzojnë disa herë më shumë në kurimin e sëmundjeve kancerogjene.

Në një politikë afatgjatë kjo është e papranueshme. Nivelet e ndotjes në Tiranë mbeten sipër normave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe shumë larg normave të BE.

I vetmi fakt pozitiv është se aktualisht mund të monitorojmë nivelin e ndotjes dhe se kriza e ndërtimeve ka zbutur disi ndotjen nga pluhurat e kantiereve të hapura.

Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)