Ndotja e ajrit, OBSH: Situata në Shqipëri, njësoj si të pish 7 cigare
Ndotja është e përqendruar kryesisht në Europën Qendrore dhe Juglindore, Ndërsa Europa Perëndimore dhe Veriore ka një nivel më të ulët të ndotjes së ajrit.
Shkalla e ndotjes e treguar në hartë
Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipas një artikulli të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Sipas hartës që tregon nivelin e ndotjes së ajrin nëpërmjet matjes së nivelit të grimcave PM 2.5 dhe konvertimin e tyre në sasi cigaresh të konsumuara, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të ndotjes (shiko hartën më poshtë).
Sipas ngjyrosjes së hartës, Shqipëria i përket zonave me ndotje të lartë, e cila nëse do të konvertohej në cigare të konsumuara janë afërisht 7 (thuajse gjysmë pakete e konsumuar në ditë).
I gjithë Ballkani Perëndimor ka një nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Ndotja është e përqendruar kryesisht në Europën Qendrore dhe Juglindore, Ndërsa Europë Perëndimore dhe Veriore ka një nivel më të ulët të ndotjes së ajrit./Monitor
Organizata Botërore e Shëndetit përllogarit se në të gjithë botën çdo vit humbasin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 2 milionë njerëz.
Përveç humbjes së jetëve në mënyrë të parakohshme, qindra miliarda euro përllogariten se janë kostot për trajtimin e sëmundjeve që janë të shkaktuara nga ndotja e ajrit.
Janusz Wojciechoëski, drejtuesi kryesor i auditimit, i tha gazetës The Guardian se gjetjet ishin të papranueshme: “Ne kemi një krizë të shëndetit publik në Europë për shkak të ndotjes së ajrit”. Ai shtoi se ka pasur më shumë se 1,000 vdekje të parakohshme çdo ditë në të gjithë BE-në “Më shumë se 1% të totalit të vdekjeve të përditshme në BE. Kjo është 10 herë më e lartë se numri i aksidenteteve me pasojë vdekjen me makinë. ”
Wojciechoëski gjithashtu i tha The Guardian se BE shpenzon 3.4 miliardë euro për lëndë djegëse, pothuajse dyfishi i 1.8 miliardë eurove të shpenzuara për të luftuar ndotjen e ajrit.
“Ndotja e ajrit duhet të trajtohet si prioritet nga BE,” shtoi ai. “Ne shpresojmë që në periudhën e ardhshme të jetë një prioritet.”
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.6%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
20.5%
Vota total: 1076
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha e la jashtë listave, Sula reagon pas bashkimit me Lapajn: Më hoqën se mbështes drejtësinë, Shqipëria bëhet me djem të rinj
13 Mars, 09:42
-
Bie interesi për euron! Rënia e valutave “tremb” qytetarët, kursime dhe kredi në lekë
12 Mars, 07:32
-
Bordi i Bankës Botërore miraton financimin shtesë prej 80 milionë USD për Shqipërinë! Modernizim digjital i sektorit publik, ja 3 fushat e investimit
11 Mars, 10:27
-
Komisioni i Çështjeve Europiane ‘pro’, në Shqipëri do hapet dega e Bankës Europiane të Investimeve! ‘Paketa e Maleve’ miratohet vetëm me votat e PS
10 Mars, 11:43
-
Parashikimi i motit/ E diela me diell, në mbrëmje shtohen vranësirat
9 Mars, 08:58
-
Linda Rama e ftuar në Samitin 'Forbes' në Abu Dhabi: Shqipëria ia ka dalë të ulet në tryezën e negociatave të BE, jemi vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë (FOTO)
8 Mars, 16:37
-
Ardhja e Princ Vidit në një përkujtim dhe një shënim i Fan Nolit
8 Mars, 15:44
-
Durimi dhe rezistenca jonë tani mund të jenë vlerat që na duhen!
7 Mars, 21:01
-
Jorida Tabaku: Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, vetëm 2,47 euro për orë! Ja zgjidhja urgjente që propozon PD-ja (VIDEO)
6 Mars, 15:18
-
Plani i Rritjes shkon në Kuvend! Depozitohet marrëveshja me BE për reformat, 657 mln euro kredi, 265 mln euro grante (DOKUMENTI)
5 Mars, 22:58
-
Shqipëria ‘Vendi i Nderit’, spektakël kuqezi në Panairin e Turizmit në Berlin! Rama: S’jemi më perlë e fshehur, por fuqi turistike! Ksamili si Bora Bora
3 Mars, 18:13
-
Njihen lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe të Kosovës edhe në Austri
3 Mars, 12:37