KUKËS- Rreth 20 familje në fshatin Breg Lumë të Kukësit, ngrejnë alarmin për ndotjen mjedisore.
Prej dy ditësh, koloni mizash kanë pushtuar ujrat e liqenit të Fierzës, tokat dhe banesat e tyre.
Banorët thonë se ndjehen të rrezikuar, duke bërë të ditur se nëse nuk ndërhyhet, mund të shpërthejë ndonjë epidemi, pasi sipas tyre tek fëmijët janë shfaqur pulla të kuqe në trup të shoqëruara edhe me kruajtje.
“Mizat janë përhapur shumë, na kanë hyrë brenda në shtëpi, i ke te buka te gjella e në krevat. Fëmijët janë bërë me puçra. Këto janë pislliqet e liqenit. Një vit kemi pas problem me bretkosa të vogla, ndërsa këtë vit është mbushur me milingona.
Fëmijët i kemi dërguar në qytet tek të afërmit se janë bërë me puçra nga pickimet”, shprehet një banor.
Ndërkohë në terren për të verifikuar situatën dhe llojin e këtyre mizave kanë qenë edhe specialistët e shëndetit publik.
Sipas banorëve, shfaqja e këtyre mizave ka ardhur si rezultat i temperaturave të larta, thahtësirës dhe rënies së nivelit të ujit të liqenit të Fierzës.
[gallery]22962[/gallery]
Mizat në Kukës, pritet dezinfektimi i zonës, ekspertët: S’përbëjnë rrezik
Pas alarmit të ngritur nga banorët e Breg-Lumës se rrezikojnë epidemi, për shkak të ndotjes së mjedisit, dhe “pushtimit” nga mizat, autoritetet lokale kanë ngritur një grup pune, ku është përfshirë Shëndeti Publik, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Mjedisit, për të monitoruar situatën.
Në terren, përveç strukturave shtetërore, kanë shkuar edhe ekspertët e bujqësisë dhe mjedisit të Kukësit si dhe eksperte duke bërë të mundur identifikimin e insektit të përhapur, dhe pritet që të nisë dezinfektimi i zonës. Në këtë ekspeditë ishte edhe një grup specialistësh të huaj .
Sipas ekspertëve mizat nuk perbëjnë rrezik serioz për shëndetin, përveçse janë të besdishme të shoqëruara me kruajtje dhe njolla në trup.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
Mizat në Kukës, pritet dezinfektimi