TIRANE- Ndotja masive e mjedisit ka nxitur krijimtarinë e regjisorëve në ndërgjegjësimin e shoqërisë për të mbajtur pastër ambientin. Kinema “Millenium” në kryeqytet shfaq përgjatë 3 ditëve filma dokumentarë, në kuadër të “Festivalit Mjedisor në Shqipëri“, nismë kjo e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Ministrisë së Mjedisit.
Gjatë ceremonisë së hapjes, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi theksoi rëndësinë e këtij Festivali “si një urë e rëndësishme mes filmit dhe çështjeve mjedisore e sociale”.
“Çështjet mjedisore duhen parë me përparësi, pasi ata që do të përfitojnë apo do të paguajnë nga mënyra se si e trajtojmë dhe e shkatërrojmë ne sot mjedisin, janë brezat e së ardhmes. Politikanët shqiptarë duhet ta kenë më shumë në vëmendje mjedisin, pasi është përgjegjësia e të gjithëve për të pasur një vend më të pastër e më të sigurt“, tha Sequi.
“Festivali i Filmit Mjedisor” do të shfaqë 28 filma, të cilët vënë në dukje lidhjen e njeriut me natyrën, që nga eksplorimi i Ballkanit të Egër e deri në një udhëtim në biodiversitetin e pasur të Shqipërisë. Filmat e Festivalit do të shfaqen deri më 25 maj në 6 qytete: Tiranë, Shkodër, Korçë, Pogradec, Elbasan dhe Vlorë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com