Ndotja e ujit të pijshëm, mjeku:
Mos rrezikoni, ziejeni më parë

Ndotja e ujit të pijshëm, mjeku:<br />Mos rrezikoni, ziejeni më parë
TIRANË - Më shumë se gjysma e banorëve të kryeqytetit nuk konsumojnë ujin e pijshëm që vjen nga rrjeti i ujësjellësit për shkak të ndotjes që ai ka në tubacione. Këta qytetarë detyrohen që ta blejnë ujin ose ta mbushin atë në burime jashtë kryeqytetit. Por për mjekët shqetësimet që vijnë nga uji janë të larta.
 
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi, në një intervistë për A1Report sqaron se uji është një nga faktorët që ndikon në shfaqjen e sëmundjeve infektive.
 
“Shqipëria ka një problematikë për sa i përket shëndetit publik në lidhje me infeksionet gastro-destinale. Transmetuesit kryesorë janë uji ose ushqimet e kontaminuara, që mund të vijnë nga uji ose nga kontaminimi gjatë përpunimit dhe menaxhimit të tyre me duar jo të pastra.”- tha Arjan Harxhi.
 
Sipas doktor Harxhit, një tjetër faktor i cili ndikon në shfaqjen e sëmundjeve infektive është edhe niveli i ulët i higjienës.
 
“Është tregues i një samitet të ulët i një gjendje higjiene të ulët përsa i përket qoftë edhe një sigurie të ulët, qoftë për sa i përket ujit, qoftë për sa i përket ushqimit.”- u shpreh Harxhi.
 
Nëse doni që të mos rrezikoni për shkak të ujit të ndotur, mjeku Arjan Harxhi jep dy këshilla mjaft të rëndësishme.
 
“Këshillat që ne për shembull i japim janë që nëse janë.. nuk janë të sigurt që uji është i sigurt, pra është i pastër, duhet të zihet. Pra uji është i pastër nëse ai klorinohet ashtu siç duhet ose ai ujë nuk kontaminohet në momentin e fundit kur konsumohet dhe mënyra tjetër pra është respektimi kushteve higjienës sanitare, qoftë i individëve, qoftë i institucioneve që merren më përpunimin e ushqimit.”- tha Harxhi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane