Ndotja, Koka: Importojmë vetëm
automjete të standardit Euro 4&5

Ndotja, Koka: Importojmë vetëm<br />automjete të standardit Euro 4&5
Projektakti i hartuar nga 2 institucione, ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit, parashikon që pas hyjres në fuqi, të lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike e kategorisë M dhe N, të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet Euro 4 dhe Euro 5 të shkarkimeve në ajër.

Makinat e importit të përdorura që do të hyjnë në Shqipëri do të duhet të jenë të paktën standard Euro 4. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është shprehur për Report Tv, se ky projekt synon të përafrojë vendin tonë me standardet europian dhe se çmimet për katalizatorët do të jenë në përputhje me çmimet e tregut. 

 Drafti që  synon uljen me 30% të nivelit të ndotjes se ajrit në zonat urbane nëpërmjet përdorimit të karburanteve dhe kontrollit të automjeteve konform kritereve të BE-së është duke u diskutuar me grupet e interesit.

Projektakti i hartuar nga 2 institucione, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Transportit, parashikon që pas hyjres në fuqi, të lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike e kategorisë M dhe N, të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet Euro 4 dhe Euro 5 të shkarkimeve në ajër.

Makinat e importit të përdorura që do të hyjnë në Shqipëri do të duhet të jenë të paktën standard Euro 4. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka sqaruar dhe qëllimin e këtij projekti për Report Tv. Makinat e importit të reja do të duhen të jenë me standard të paktën euro 5.

"Ne absolutisht nuk jemi të mendimit që Shqipëri të marrim ato masat drastike që të jetë Euro 5 apo Euro 6 sepse vetë ekonomia nuk na lejon Por nga ana tjetër nuk mundemi dot të vazhdojmë të kemi në qarkullim automjete 30- 40- vjeçare që nuk kanë asnjë kontroll për nga teknologjia, dhe kjo sigurisht do një investim", shprehet Koka. 

Çdo makinë nëse përshtatet me standardin euro që synohet të miratohet në kuadër të Planit Kombëtar të cilësisë së Ajrit do të lëvizë lirisht. Kjo falë vendosjes së katalizatorëve, që sipas ministrit Koka, do të kenë çmime të tregut.

"Vetë tregu do ta bëjë, pra duke qenë një aktivitet i liberalizuar ashtu siç është montimi i një pompe nafte, duke qenë një treg i lirë nuk do të kemi shifra të papërballueshme, pra flasim për shifra 50 mijë lekë- 10 mijë lekë të reja" tha pë Rport Tv ministi Koka. 
 
Nëpërmjet këtij projektvendimi ministria e Mjedisit ka propozuar dy masa sa i takon vendosjes në treg të mjeteve motorike dhe mjeteve në qarkullim.

Kategoria M dhe N, shkarkimet e të cilave ju përkasin standardeve Euro 1 (viti i prodhimit para 1993) dhe Euro 2 (viti i prodhimit 1993- 1997), duhet të marrin masat për arritjen e standardit Euro 3, në makinat e tyre. Kalimi nga Euro 1 dhe Euro 2 në euro 3 për flotën ekzistuese do të bëhet në mënyrë graduale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit