ELBASAN- Gjykata e Elbasanit liroi sot nga paraburgimi 16 personat e arrestuar 2 ditë më parë, pasi dy kompani të ferrokromit u pezulluan për ndotje masive. Seanca nisi rreth orës 12:30 dhe vijoi me dyer të mbyllura për disa orë. Para trupit gjykues, i cili i konsideroi masat e arrestit në burg të paligjshme, u paraqitën 9 të huaj dhe 7 shqiptarë, në role drejtuese, teknikë dhe punonjës në të dy subjektet, mes të cilëve edhe administratori korean, Juncheol Chung, 64 vjeç.
"Në lidhje me masat e sigurimit me objekt "Vleftësim të ndalimit në flagrancë , caktim mase sigurimi". Prokurori çështjes ka kërkuar në seancën caktim mase sigurimi "Detyrim paraqitje" për 15-të prej të ndaluarve dhe për një prej të ndaluarve caktim mase sigurimi" Detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit". Gjykata në përfundim të gjykimit vendosi: "Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit në flagrancë për 16-të personat e ndaluar dhe masë sigurimi personal "Detyrim paraqitje" për të 16-të personat e ndaluar",- njofton gjykata.
Operacioni u zhvillua më 14 dhjetor, kur Policia e Elbasanit ndërhyri brenda brenda ambienteve të kompanive "CCALB" Shpk dhe "GSA Ferrokrom" Shpk, të cilët e ushtronin aktivitetin te Metalurgjiku. Djegiet e mbetjeve të ferrokromit kryheshin natën, në qiell të hapur, dhe brenda ambienteve të oborrit dhe kompanisë prej të paktën 2 vitesh, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore jo vetëm pranë ish-Metalurgjikut ku ushtrohej aktiviteti, por me kilometra të tëra rreze.
Në kërkim u shpallën edhe 8 të tjerë, të cilët rezultojnë të jenë aksionarë të dy kompanive që helmuan Elbasanin për të paktën 2 vite me radhë. Ata janë në akuzë për 4 vepra penale, nga ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës, te fshehja e të ardhurave, punësimi i paligjshëm dhe pastrimi i parave, kryer në bashkëpunim.
Policia thotë se kanë shkelur ligjet mjedisore dhe ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, nuk kanë respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive. Në kushte normale, djegia e materialeve të tilla duhet të bëhet sipas standardeve për të mos krijuar ndotje, të cilat "CCALB" Shpk dhe "GSA Ferrokrom" Shpk nuk i plotësonin, pasi brenda ambienteve të punës nuk janë gjetur pajisje që shërbejnë për filtrim.
Për shkak të shkeljeve masive të konstatuara, policia vendosi 2 gjoba me vlerë totale 13 milionë lekë, përkatësisht 3 milionë për njërin dhe 10 të tjera për kompaninë tjetër. Me vendim të autoriteteve u pezullua aktiviteti i tyre deri në përmbushjen e kërkesave ligjore.

Gjykata e Elbasanit liroi sot nga paraburgimi 16 personat e arrestuar 2 ditë më parë, pasi dy kompani të ferrokromit u pezulluan për ndotje masive. Seanca nisi rreth orës 12:30 dhe vijoi me dyer të mbyllura për disa orë. Para trupit gjykues, e cila i konsideroi masat e arrestit në burg të paligjshme, u paraqitën 9 të huaj dhe 7 shqiptarë, në role drejtuese, teknikë dhe punonjës në të dy subjektet, mes të cilëve edhe administratori korean, Juncheol Chung, 64 vjeç.
Komente




