Me qindra kuintal peshq kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë. Sipërmarrësi Ylli Kashari i cili ka investuar rreth 800 mijë lekë për rritjen e peshkut thotë se ndotja e ujit është shkaktuar nga fabrikat e vajit të ullirit që ndodhen në fshatrat përreth rezervuarit.
“Kemi ngordhje peshku. Pothuajse i gjithë peshku ka ngordhur. Arsyeja vjen nga fabrika e vajit të ullirit. Arsyeja vjen nga fabrikat e vajit të ullirit. S’kam pasur asnjëherë ngordhje masive kështu.
Kashari është licencuar nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Bujqësisë dhe prej vitit 2007 e shfrytëzon këtë rezervuar për rasatin e peshkut.
“Ka ngodhur peshku, rasati i gjithi. Unë se di tani si do veprohet. Këtë e ka Ministria e Mjedisit. Kush do m’i kthejë mua e do më paguajë, fabrikat e vajit dhe të ullirit.”
Rasti është referuar në prokurorinë e Lushnjes, ndërsa Kashari kërkon kompensim pasi nuk ka mundësi financiare për të hedhur rasatin e ri. Rezervuari bujqësor i Kasharit është ndërtuar 50 vite më parë për ujitjen e tokave bujqësore, ndërsa përgjatë 20 viteve të fundit shfrytëzohet rregullisht dhe për kultivimin e peshkut.