Ndre Legisi: Jemi për
marrëveshje qeverisëse

Ndre Legisi: Jemi për<br />marrëveshje qeverisëse
Ndre Legisi, koordinator i PS për marrëdhëniet me aleatët thotë se ka ende mundësi bashkëpunimi mes partive të koalicionit. Madje, PS ka shkuar në tryezën e bisedimeve me shumë variante për të zgjedhur më korrekten.

Zoti Legisi, si është situata? Pse nuk po mblidhet koalicioni?
Koalicioni i opozitës është në procesin e diskutimeve të mëdha, për të parë mundësitë dhe hapësirat e bashkëpunimit të plotë dhe një zgjidhje të qëndrueshme. Gjithçka do të ndodhë brenda koalicionit, do të jetë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.

Ndërkohë është hedhur një tezë që partitë aleate kërkojnë që krerët e tyre të jenë të sigurt në listat e PS së Tiranës. A është e vërtetë?
Nuk merrem me këto fjalë. Di të them që oferta e PS për të gjitha partite aleate të saj është një ofertë për nënshkrimin e një marrëveshjeje afatgjatë qeverisëse. Që do të thotë se mbi bazën e kontributit të gjithsecilit prej aleatëve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, mbi atë bazë do të bëhet edhe bashkëpunimi dhe shpërndarja e përgjegjesive për qeverisjen.

Kjo do të thotë se keni ofruar një marrëveshje qeveritare dhe jo një marrëveshje parlamentare...
Edhe njëherë, unë nuk mund të sillem në lojën e mediave. Partia Socialiste ështëe hapur për të dëgjuar dhe diskutuar të gjitha variantet dhe opsionet që shtrohen për diskutim në tryezën e aleatëve. Sigurisht partitë aleate, kanë peshën e tyre në elektorat dhe mbi bazën e kësaj peshe do të kemi edhe bashkëpunimin.

Pra, jo në listat tuaja...
Mos më bëni të përsëris ato që thashë. Ne, jemi në negociata me aleatët tanë për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit për vitin e ardhshëm.

(ab/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë