Ndrea Prendi fiton pafajësi
në gjykatë për të dytën herë
PDF/ Vendimi i pafajësisë dhënë nga Gjykata Penale

Ndrea Prendi fiton pafajësi<br />në gjykatë për të dytën herë<br />PDF/ Vendimi i pafajësisë dhënë nga Gjykata Penale
TIRANË- Ndrea Prendi, që nuk bëri asnjë ditë burg për vrasjen e Faik Myrtajt në protestën e opozitës të 21 janarit 2011, është deklaruar sërisht i pafajshëm nga gjykata e Tiranës, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim dokumentash”. Vendimi për pafajësinë e Prendit është dhënë pak kohë më parë, ndërkohë që pafajësi ka marrë dhe ish-vartësi i Prendit, Artan Hoxha, i cili ka qënë zv/komandat i Gardës së Republikës.

Ndërkohë një dënim me dy vite në shërbim prove, gjykata e Tiranës e ka dhënë për të pandehurën tjetër Shqipe Jasimi (Spahiu), me detyrë ish-financiare në Gardë, e cila ka qënë në marëdhënie pune dhe ka marrë rrugën edhe gjatë kohës, ku ajo është larguar jashtë shtetit. Gjykata e Tiranës nuk mori në konsideratë provat e prokurorisë së Tiranës kundër tre të pandehurve, me argumentin se shkeljet e bëra nga ish-zyrtarët e Gardës së Republikës nuk kanë sjellë asnjë dëm financiar.

Në pretencën e saj prokuroria kërkoi që Ndrea Prendi të dënohet me një vit burg, por sipas gjykatës ish-gardisti nuk ka shpërdoruar detyrën dhe për pasojë është shpallur i pafajshëm. Në dosjen hetimore thuhet se këta tre ish-funksionarë të Gardës së Republikës u hetuan për akuzën e shpërdorimit të detyrës e falsifikim dokumentash pasi duke paguar Shqipe Jasimin pa qenë e pranishme në punë i kishin shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 616.000 lekë.

7 muaj punë
Prendi dhe Hoxha për 7 muaj me rradhë i kanë dhënë rrogë Shqipe Spahiut, kur kjo e fundit nuk ka qënë asnjë ditë në punë. Sipas prokuorisë, në përfundim të hetimeve, është provuar se dy ish-drejtuesit e Gardës kanë abuzuar me ligjin, duke firmosur për tre vjet nga 2011-ta deri me 2013-en pagën për ish shefen e sektorit të burimeve njerëzore Shqipe Spahiu, e cila për 7 muaj nuk i ka ngjitur shkallët e institucionit. Kjo është provuar nga verifikimi i dhënave të sistemit TIMS, ku ish-shefja e personelit Shqipe Spahiu ka rezultuar jashtë Shqipërisë.

Ikja dhe rikthimi
Është miratuar, largimin e Shefes se Personelit në fund të vitit 2009,për të shkruar jashtë shtetit, pasi atje ndodhej i shoqi dhe dy fëmijet e saj, duke përfshirë lejën vjetore për ketë vit, por duke pasur parasysh qe ekzekutimi i kërkesës për largimin nga puna do te behej me fillimin e vitit 2010, me qëllim që të mbylleshin problemet e fundit të vitit me personelin. Me largimin e shefes së personelit, puna në sektorin e personelit nuk po funksiononte siç duhej.

Specialistja e personelit e sapo emëruar, me gjithë përpjekjet e shumta që bënte, nuk po arrinte në nivelin e duhur dhe në fillim të vitit 2010 kërkoi të largohej, pasi nuk e përballonte dot detyrën që kishte marrë.Për specialistin e organizimit, për shkak të specifikës së punës me ushtaret dhe arsyeve personale shëndetësore, ishte e pamundur angazhimi me detyrat e Personelit.

Në këtë situatë kur puna në sektorin e personelit u bllokua,i është kërkuar shefes së personelit të shikoj mundësinë e rishikimit të kërkesës për largim nga Garda edhe për disa muaj, pasi gjatë kësaj periudhe fillonte puna përgatitore për procesin e konkurimit për gradë të efektivit dhe më e rëndësishmja duhej të realizohej zëvendësimi i ushtarëve aktiv me nënoficer profesionist me pagesë, një punë mjaft e madhe dhe që duhej të realizohej në një kohë të shkurtër, pasi rrezikohej përmbushja e detyrës me lirimin e ushtarëve të gjithë njëherësh.Shefja e personelit ishte pjesë e grupit të punës prej dy vitesh në diskutime të shumta me drejtuesit e strukturave në Gardë, strukturat e linjës në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Financave, dhe njihte mire të gjithë procedurën e nevojshme për këtë qellim.

Puna Online
Shefja e personelit është shprehur se për arsye familjare nuk mund të kthehej në Shqipëri, por është e gatshme të kontribuoj duke punuar online me stafin me të njëjtin përkushtim,sikur të ishte në detyrë,gjatë gjithë kohës fizikisht.

Dy pafajësi
Vendimi për pafajësinë e Prendit është dhënë nga gjykata e Tiranës, pak kohë më pare ndërkohë që pafajësi ka marrë dhe ish-vartësi i Prendit, Artan Hoxha, i cili ka qënë zv/komandat i Gardës së Republikës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë