Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi ku një grua 50-vjeçare në Thassos përfundoi në spital pasi u sulmua barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar në mes të rrugës.
Pamjet e rënda janë xhiruara nga kamerat e një supermarketi që ndodhej pranë shtëpisë së saj, ku ajo vrapoi e zbathur për t’i shpëtuar ish-bashkëshortit, i cili kishte mbërritur në Greqi pak ditë më parë nga Shqipëria.
Përpjekjet e saj rezultuan të pashpresa, pasi 55-vjeçari e goditi me thikë në fytyrë dhe kokë duke e lënë të plagosur, sapo doli nga supermarketi.
Momentet që pasojnë janë tronditëse, ndërsa gruaja rrëzohet përtokë dhe qytetarët e paktë që ndodheshin aty tentojnë ta ndihmojnë.
“Ai erdhi nga Shqipëria në ishull, u tha njerëzve që jam vëllai i saj dhe ata i treguan shtëpinë. Pasi i shkoi në shtëpi, gruaja e trembur mbylli dyert, por ai i theu xhamin e dritares”, rrëfen një prej dëshmitareve.
55-vjeçari u arrestua dhe iu sekuestrua një thikë dhe një kaçavidë.
Komente












