Ndreca akuzon ministren Karabina
Ka bërë më shumë se dhjetë shkelje

Ndreca akuzon ministren Karabina<br />Ka bërë më shumë se dhjetë shkelje
Plarent Ndreca, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së arsimit dhe sportit ka bërë publike një sërë akuzash për ministren teknike Mirela Karabina, e cila sipas tij ka bërë emërime dhe shkarkime në kundërshtim të plotë me ligjin, si dhe ka shkatërruar dokumente të brendshme të inistitucionit.
 
“Ministrja teknike e Arsimit dhe sportit, Mirela karabina ka bërë më shumë se 10 shkelje ligjore nga dita që ka marrë detyrën e saj në ministri”, kështu është shprehur Plarent Ndreca, sekretari i përgjithshëm i misnistrisë së Arsimit dhe Sportit.
 
Reagimi erdhi pas publikimit në media të pezullimit dhe kallëzimit në prokurori i Ndrecës, nga ana e minsitres Karabina.
 
Ndër akuzat ishte edhe shkatërrimi i dokumenteve të brendshme të administruara nga zyra e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së arsimit.
 
Gjithashtu, Plarent Ndreca u shpreh se të gjithë drejtorët e drejtorive Arsimore rajonale janë në krye të detyrës, për shkak se pezullimi i tyre nga detyra është i pabazuar në fakte.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!