Ndrenika e Zhusti në Fier
për “luftën e re të klasave”

Ndrenika e Zhusti në Fier <br />për “luftën e re të klasave”
Pëllumb Kulla autor i dramës dhe regjisori Leka Bungo janë kthyer nga Amerika  posaçërisht për këtë prmeierë.  Regjisori Bungo e quan veprën dramë satirike. Kjo vepër ka 16 personazhe, ku mes aktorëve të Fierit janë edhe dy emrat më të shquar të skenës shqiptare Robert Ndrenika dhe aktori Viktor Zhusti.

Aktori Robert Ndrenika në këtë premierë do të ketë rolin e ish-komandantit të burgut, ndërsa “zëvendësambasadori” Viktor Zhusti do të mbajë emrin Mihal Syko në këtë dramë.
“Vepra rrëfen kohën që jetojmë, dhe se si nuk mund të durohen më kujtimet e ish-njerëzve të regjimit, të cilët botojnë kujtimet e tyre pa pyetur për njerëzit e dëmtuar që kanë vuajtur në atë regjim”, thotë regjisori Bungo duke u shprehur se “kjo sjellje po rikthen një tjetër luftë klasash në Shqipëri”.

Ngjarjet vendosen në një ambasadë ndërsa po ndërrohet stafi i saj, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Historia ka të bëjë me korrupsionin, me bindjet politike të atyre viteve dhe mënyrën se si këto shprehen e përcillen në ambasadë.

Robert Ndrenika i pyetur dje nga Shqiptarja.com sesi po ndihet kur punon në një teatër province, thotë se: “Nuk është hera e parë që ka shkuar të luajë në rrethe, dhe kjo është një kënaqësi e veçantë. Unë e respektoj publikun njësoj kudo që të jetë dhe luaj për këtë publik dhe kjo më bënë të punojë me kënaqësi të veçantë”.

Ndërkohë Ndrenika rrëfen se me Vikor Zhustin kanë në dramë rolet kryesore. “Unë luaj vjehrrin  e Viktorit, ndërsa Viktori rolin e një konsulli”, rrëfen Ndrenika duke na treguar edhe një episod nga drama satirike që dhëndri është më i vjetër se vjehrri.

“Të tjerat janë sekret për ditën e shfaqjes”, thotë duke qeshur aktori. “Provat vazhdojnë dhe punët po ecin mirë”, njofton Ndrenika. Në këtë vepër do luajnë edhe pjesa më e madhe e trupës së aktorëve profesionistë të teatrit të Fierit, Astrit Hasani, Todi Llupi, Shpëtim Shehu, etj.

 Leka Bungo rrëfen se me Pëllumb Kullën duke jetuar të dy, për shumë vite në Amerikë, dhe duke ndjekur nga larg fatet e vendit të tyre, e ndjenë se duhej të vinte në skenë një vepër me temë nga aktualiteti. Përvojat a marra nga Amerika i kanë ndihmuar autorët e premierës që përmes humorit të sjellin edhe disa mesazhe të rëndësishme për publikun.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve