Ndrenika e Zhusti sjellin "Djemtë
gazmorë" në Teatrin Eksperimental

Ndrenika e Zhusti sjellin "Djemtë<br />gazmorë" në Teatrin Eksperimental
TIRANE- ''Djemtë gazmorë'' titullohet premiera që do të vijë në skenë nga 2 emra të njohur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, si Robert Ndrenika dhe Viktor Zhusti. E sjellë në regjinë e Suljeman Rushitit vepra e shkruar nga autori amerikan Neil Simon do të çelë sezonin artistik këtë të diel, në skenën e Teatrit Eksperimental ''Kujtim Spahivogli'', në Tiranë.
 
Sipas regjisorit kjo është një dramë psikologjike që analizon thellësinë e shpirtit të dy personazheve, nga ku gërshetohen bashkë humori dhe dhimbja.

“Unë e shikoj personalisht si një dramë psikologjike, një dramë që analizon thellësinë e shpirtit të këtyre dy personazheve por dhe personazheve të tjerë të cilët shpesh dhe vazhdimisht bëhen viktima të inateve të këtyre dy personazheve”, tha regjisori Sulejman Rushiti.
 
Ndërsa protagonistët e shfaqjes Ndrenika dhe Zhusti shprehen të emocionuar që do të interpretojnë një nga veprat më të mëdha të skenës botërore.

“Ishte një përgjegjësi e madhe sepse është lozur në shumë skena të botës dhe me mjaft sukses dhe kjo na vë përpara përgjegjësisë”, u shpreh aktori Robert Ndrenika.
 
“Është afërsisht mosha ime, janë afërsisht problemet që kalojmë herë pas here në jetën tonë, është ajo që theksoi edhe regjisori shqetësimi, frika, inati, sedra, vetmia të cilët i tremben personazhet, i trembemi dhe ne si njerëz”, tha aktori Viktor Zhusti.
 
Në qendër të komedisë dramatike janë dy aktorë të cilët kanë qenë yje të komedisë amerikane, të njohur ndryshe si “Djemtë gazmorë”. Pavarësisht suksesit, ata kanë rreth 12 vjet pa u parë dhe pa punuar me njëri-tjetrin. Rikthimi i tyre në skenë do të shoqërohet me konflikte dhe inate të vjetra.
 
Kastit të aktorëve do i bashkohen dhe emra të tjerë si: Elia Zaharia, Albana Koçaj Sançolli, Nigda Dako, dhe Genti Deçka.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar