Ndreu në 'Pa Protokoll': PS u ka ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo kohë! Gjatë tërmetit opozita e sotme nuk e ka futur dorën në xhep (VIDEO)

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti vijon normalisht në këtë qytet dhe se ka pasur mbështetje të plotë nga qeveria. Ai thotë se ka pasur abuzime nga qytetarë të cilët kërkojnë të përfitojnë nga ndihma e qeverisë duke kundërshtuar ekspertizën e inxhinierëve mbi banesën e tyre.

I ftuar në emisionin 'Pa Protokoll', Ndreu ka bërë një paralelizëm mes fatkeqësisë së përmbytjeve në Shkodër dhe tërmetit të 26 nëntorit si dhe rolit të opozitës në të dy rastet. Ai thotë se kur ishte PS në opozitë gjatë përmbytjeve në Shkodër, ata kanë ndihmuar shumë përmes pakove të ndryshme ushqimore dhe veshjeve ndërsa opozita e sotme nuk e ka futur dorën në xhep për të dëmtuarit e tërmetit.

"Janë mbledhur dhe është lënë në vlerësimin e atyre inxhinierëve që kanë marrë pjesë vullnetarisht. Është e pavërtetë që qeveria nuk na ka mbështetur. Përqindja e ankesave është shumë e vogël. Ne kemi shkuar në shumë shtëpi ku inxhinierët e kanë vlerësuar banesën DS1 ndërsa banorët këmbëngulnin se ato ishin DS3. Ka shumë abuzues. Të gjithë vlerësimet DS1, 2 dhe 3 i ka bërë bashkia. Opozita që kur ka filluar, nuk ka harxhuar asnjë lek. Kur është përmbytur Shkodra, PS ka ndihmuar me pako ushqimore ndërsa me këtë tërmetin, opozita aktuale nuk ka ndihmuar me asgjë" - tha Ndreu.

Ndërkohë duke folur mbi aplikimet për ata personat që përfitojnë ndihmën pasi u është dëmtuar shtëpia nga tërmeti, Ndreu tha se janë shtuar shumë. Ai thotë se këta persona nuk mund të përfitojnë tani por vetëm ata persona që kanë qenë jashtë vendit në kohën që ka rënë tërmeti dhe u është dëmtuar shtëpia.

"Personat që vijnë tani, janë shtuar në mënyrë drastike. Shumë persona thonë që nuk e dija se ju jepni lekë se do vija që në fillim. Pse nuk më thirrët, kështu na thonë ne qytetarët. Nuk ka asnjë selektim të qytetarëve. Ky është trup i madh. Është absurditet. Janë disa persona që qëndrojnë jashtë shtetit, u është dëmtuar godina. Ata mund të futen në procesin e aplikimit. Ndërsa personat e tjerë, pas një viti nuk mund të futen në paketën e ndihmës. Bashkia e Lezhës që ka një strukturë inxhinierësh prej 11 vetësh është e mbingarkuar me punë që prej 1 viti nga tërmeti i vitit të kaluar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Spaho në 'Pa Protokoll': Po abuzohet me fondet e rindërtimit, prej 1 viti nuk është bërë asgjë! Zusi: Bëni kallëzime penale (VIDEO)

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho u shpreh se ende 1 vit pas tërmetit nuk është rindërtuar pothuajse asgjë nga godinat e shembura. Për më tepër ai akuzon qeverinë për abuzim me donacionet që u mblodhën në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit tragjik një vit më parë.

Për më tepër, Spaho, i ftuar në emisionin Pa Protokoll tha se disa nga fondet e buxhetit të vitit 2020 nuk janë përdorur dhe janë transferuar në buxhetin e 2021 duke thënë se kjo i ka hapur rrugë qeverisë për vjedhjen e fondeve të rindërtimit.

Ndërkohë ekonomisti Alban Zusi është shprehur se të gjithë pakënaqësitë duhet që të adresohen ligjërisht në organet kompetente.

"Fondet e buxhetit të 2020 nuk janë përdorur të gjitha dhe janë transferuar në buxhetin 2021" - tha Spaho.

"Të gjitha këto duhen adresuar ligjërisht pranë institutcioneve. Duhej t'i adresonin që para disa muajsh" - tha Zusi.

Spaho nuk e ka pranuar duke u shprehur se opozita i ka dërguar të gjitha pakënaqësitë e saj në formë ligjore në prokurori por është kjo e fundit që nuk ka ndërmarrë asnjë hap. Ai gjithashtu thotë se nuk është vendosur asnjë person përpara përgjegjësisë për pallatet e shembura që morën jetë njerëzish.

"Ne kemi adresuar shumë çështje në organin e akuzës. Çfarë po ndodh me 20 viktimat në Thumanë. Kush mban përgjegjësinë e vdekjes së tyre. Pasi banesat e tyre janë dëmtuar që në 2018 derisa u shembën në vitin 2019 nga tërmeti i 26 nëntorit. Fakti që në një vit nuk është ndërtuar asgjë, fakti se 2300 familje i kemi në çadra, fakti që fondet e fondeve të vitit 2021 do jepen në formën e PPP-ve për rindërtim është një pasqyrë e qartë që këtu po mundohet të vidhet. Jo vetëm rezultati i deritanishëm, por moshetimi i përgjegjësve është një afer që po bëhet në llogari të një grupi njerëzish. Të gjitha çështjet i përdor në funksion të zgjedhjeve. Do të shikoni kur të afrohemi në mars apo në prill kur të fillojë shpërndarjen e çelësave" - tha Spaho.

"Përsa nuk kemi denoncime dhe kallëzime, të gjitha mund t'i kemi në kuadër të propagandës në prag të fushatës. Nëse një denoncim nuk shoqërohet me një kallëzim të pastër, atëherë të gjitha këto historira të tjera nuk vlejnë. Unë dua të kuptoj se sa opozita është e aftë për të vepruar institucionalisht" - tha Zusi.

"Edhe drejtësia e re kontrollohet nga kjo mazhorancë" - tha Spaho.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Y hatekari: 28/11/2020 07:53

    Po nqs ka rrace me te ndyre e me te poshter bota se rilindja e socjalistat mos me themnshin emrit ylli. Rama vendosi gazhelin e tigrit per te shqyer doganat me ndihmen e leshit.

    Përgjigju
  • Arberi: 28/11/2020 02:16

    P.D. Parti fashistash Jane te gjithe njerez mosmirnjohes dhe trradhetare Kapen pas termetit dhe pandemise qe te marrin pushtetin dhe ta bejne Shqiperin Avganistan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë