Spaho në 'Pa Protokoll': Po abuzohet me fondet e rindërtimit, prej 1 viti nuk është bërë asgjë! Zusi: Bëni kallëzime penale (VIDEO)

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho u shpreh se ende 1 vit pas tërmetit nuk është rindërtuar pothuajse asgjë nga godinat e shembura. Për më tepër ai akuzon qeverinë për abuzim me donacionet që u mblodhën në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit tragjik një vit më parë.

Për më tepër, Spaho, i ftuar në emisionin Pa Protokoll tha se disa nga fondet e buxhetit të vitit 2020 nuk janë përdorur dhe janë transferuar në buxhetin e 2021 duke thënë se kjo i ka hapur rrugë qeverisë për vjedhjen e fondeve të rindërtimit.

Ndërkohë ekonomisti Alban Zusi është shprehur se të gjithë pakënaqësitë duhet që të adresohen ligjërisht në organet kompetente.

"Fondet e buxhetit të 2020 nuk janë përdorur të gjitha dhe janë transferuar në buxhetin 2021" - tha Spaho.

"Të gjitha këto duhen adresuar ligjërisht pranë institutcioneve. Duhej t'i adresonin që para disa muajsh" - tha Zusi.

Spaho nuk e ka pranuar duke u shprehur se opozita i ka dërguar të gjitha pakënaqësitë e saj në formë ligjore në prokurori por është kjo e fundit që nuk ka ndërmarrë asnjë hap. Ai gjithashtu thotë se nuk është vendosur asnjë person përpara përgjegjësisë për pallatet e shembura që morën jetë njerëzish.

"Ne kemi adresuar shumë çështje në organin e akuzës. Çfarë po ndodh me 20 viktimat në Thumanë. Kush mban përgjegjësinë e vdekjes së tyre. Pasi banesat e tyre janë dëmtuar që në 2018 derisa u shembën në vitin 2019 nga tërmeti i 26 nëntorit. Fakti që në një vit nuk është ndërtuar asgjë, fakti se 2300 familje i kemi në çadra, fakti që fondet e fondeve të vitit 2021 do jepen në formën e PPP-ve për rindërtim është një pasqyrë e qartë që këtu po mundohet të vidhet. Jo vetëm rezultati i deritanishëm, por moshetimi i përgjegjësve është një afer që po bëhet në llogari të një grupi njerëzish. Të gjitha çështjet i përdor në funksion të zgjedhjeve. Do të shikoni kur të afrohemi në mars apo në prill kur të fillojë shpërndarjen e çelësave" - tha Spaho.

"Përsa nuk kemi denoncime dhe kallëzime, të gjitha mund t'i kemi në kuadër të propagandës në prag të fushatës. Nëse një denoncim nuk shoqërohet me një kallëzim të pastër, atëherë të gjitha këto historira të tjera nuk vlejnë. Unë dua të kuptoj se sa opozita është e aftë për të vepruar institucionalisht" - tha Zusi.

"Edhe drejtësia e re kontrollohet nga kjo mazhorancë" - tha Spaho.


Lajmi kryesor:

Ndreu në 'Pa Protokoll': PS u ka ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo kohë! Gjatë tërmetit opozita e sotme nuk e ka futur dorën në xhep (VIDEO)


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë