Ditën e sotme, ndryshe nga herët e tjera, Konferenca e Kryetarëve është mbledhur në Parlament. Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar që prej ditës së djeshme, nuk është e pranishme.
Konferenca ka vendosur të fusë në rendin e ditës rezolutën për shpalljen e Iranit si financuese të terrorizmit, ndërsa Gardën Revolucionare dhe Hezbollahun si grupe terroriste.
Dy seancat plenare të radhës do të jenë më 2 dhe 9 prill.
Lajmi kryesor:
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, rezoluta e PS miratohet me 79 vota pro! PD nuk merr pjesë në seancë






