Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, por edhe të Grupit Parlamentar të kësaj force politike, e pranishme ka qenë edhe deputetja Elda Hoti.

Pavarësisht se vëllai i saj u arrestua në Romë pak ditë më parë për trafik ndërkombëtar droge, kjo nuk e ka penguar deputeten të marrë pjesë në mbledhjet në PD.

Madje prezenca e saj nuk ka penguar as kryedemokratin Sali Berisha, i cili duhet se nuk e vret mendjen kur histori të trafikut të drogës kanë prekur edhe familjarë të deputetëve të PD-së.

Kujtojmë se në retorikën politike të Berishës mbizotërojnë akuzat e ngritura nga ai ndaj rivalëve politike të Partisë Socialiste për lidhje me krimin dhe trafikun e drogës.