Ndryshim kufijsh? Kotzias i kthehet ashpër Erdoganit: Allahu na vuri pranë njëri-tjetrit ...!

Ndryshim kufijsh? Kotzias i kthehet ashpër Erdoganit: Allahu na vuri pranë njëri-tjetrit ...!

Në një intervistë për mediat gjermane, ministri i jashtëm i greqisë, Nikos Kotzias, i pyetur nëse ka mundësi që tensionet mes Turqisë dhe Greqisë të kalojnë në një konflikt të armatosur, është shprehur se sheh diçka të tillë si një mundësi jo reale.

Kryediplomati Grek ka deklaruar se shpreson që edhe Turqia të besojë se nuk mund ta bëjë këtë luftë, nga e cila nuk kishte asnjë përfitim, pasi tashmë në Europë nuk mund të ketë më ndryshime kufinjsh. Sipas Kotzias, e vetmja alternativë që të dy vendet kanë është bashkëjetesa në paqe.

“Unë nuk mendoj se Erdogan ëndërron se mund të ndryshojë kufijtë e Evropës. Për momentin ai nuk ka treguar një gje te tille, por tregon ngacmime, duke krijuar episode, duke sfiduar dominimin. I them gjithnjë presidentit turk kur e takoj se Allahu na vuri pranë njëri-tjetrit dhe pret e shikon nëse sillesh në mënyrë të drejtë, morale dhe racionale”, ka thënë numri një i diplomacisë greke, duke shtuar se fqinjët nuk mund t’i zgjedhësh.

Gjatë intervistës Kotzias e ka përkufizuar Erdogan si një udhëheqës me tendenca arrogante, ndërsa për sa i përket politikës së jashtme të Ankarasë, ai është shprehur se është një politikë që pëlqen krijimin e tensionve, ndryshe nga athina që ka si kulturë racionalizmin.

Për ministrin e jashtëm të shtetit Helen, e vetmja mënyrë e cila mund të zgjidhen tensionet mes dy vendeve është dialogu, por jo sipas kushteve që Turqia ka bërë të ditur, duke shfaqur pretendime në mesdhe e egje.

Sipas ministrit grek edhe në rastet e një gare armatimi, greqia sërish ka një avantazh ndaj Turqisë, pasi ka 2 mijë ishuj të cilët I japin vendit avantazhin e një mbrojtjeje të mirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë