SHKODËR- Policia Vendore e Shkodrës ka pësuar disa ndryshime në rang drejtuesish.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se zëvendës drejtori i policisë vendore të Shkodrës Lorenc Meta nuk do të jetë më në këtë post.

Në vendin e tij është emëruar Kujtim Gjoka. Nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të bëra në këtë drejtori të Policisë.