Kryeminstrit Rama nuk i mbeti tjetër zgjidhje veçse ta largonte Belinda Ballukun nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, pasi edhe Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj.

Zëvendësuesit ia gjeti brenda rrethit të ngushtë, pa shkuar shumë larg. Në krahun e tij të djathtë, mori Albana Koçiun që deri më tani drejtoi Ministrinë e Brendshme.

Portofolin e Eenergjisë dhe Infrastrukturës, një nga ministritë më të rëndësishme, ia besoi Enea Karakaçit, dikur vartësi i Ballukut.

Karakaçi, së fundmi drejtor i OSHEE-së ka mbajtur disa pozicione në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës.

Pasi Koçiun e mori një karrige më pranë vetes, Ministrinë e Brendshme që ajo e drejtoi për vetëm 5 muaj ia besoj Besfort Lamallarit, ish-zëvendës ministër i Brendshëm para se Rama në shator ta emëronte ministër Drejtësie.

Drejtësinë ia besoi Toni Gogut, të cilin e shpërblen me një nga pozicionet kryesore kabinetin e tij. Gogu dikur ka qenë ish-zv/ministër i Drejtësisë.

Ai vjen vetëm me rritje në qeverinë “Rama 3”. Pasi nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit, Rama emëroi si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, post që tashmë do ta mbajë deputetja më e re e Vlorës, Eriona Ismaili.

Surprizë ishte largimi i Elisa Spiropalit. Rama vendosi të kthejë në Tiranë një nga figurat më të spikatura të diplomacisë në krye të Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxhën, ish-ambasador i Shqipërisë në BE dhe OBK.

Me këtë lëvizje, Rama largon Spiropalin nga qeveria dhe jo vetëm, i ndëshkuar duket të jetë edhe Pirro Vëngu i cili shkarkohet si ministër i Mbrojtjes për t’ia lënë vendin Ermal Nufit, deri sot zëvendës sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

‘Furtuna’ Balluku nuk kaloi pa pasoja. Ramës iu desh të riformatonte qeverinë pa bërë ende 6 muaj nga nisja e mandatit të ri, me 4 hyrje të reja jashtë kabinetit qeverisës.

Çka mbetet ende e paqartë është nëse kryeministri Rama do të mjaftohet vetëm me shkarkimin e saj, apo do t’i dorëzohet presionit të drejtësisë së re duke i hequr edhe imunitetin si deputete.

Ndryshimet në qeveri Rama i njoftoi pas mbledhjes maratonë me deputetët dhe ministrat në Pallatin e Brigadave, duke i dedikuar këtyre lëvizjeve të rëndesishme vetëm disa sekonda në fund të takimit.

7 ndryshimet në Qeveri
Albana Koçiu zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës - zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun

 

4 ministrat e rinj të kabinetit Rama
Enea Karakaçi- ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës
Ferit Hoxha- ministër i Jashtëm
Ermal Nufi- ministër i Mbrojtjes
Eriona Ismaili- ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

 

2 ministrat që ikin nga kabineti Rama
Pirro Vengu

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:27
‘Balluku ende në pushtet’- Shehaj komenton ndryshimet në Qeveri: Karakaçi dhe Nufi janë 2 zarat e Belindës që u bënë ministra! Njëri nën hetim nga SPAK

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, teksa ka komentuar ndryshimet e sotme në Qeveri, ka thënë se Belinda Balluku pavarësisht shkarkimit, vijon të qëndrojë në pushtet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj është shprehur se dy ministrat e rinj të emëruar ditën e sotme, Enea Karakçi dhe Ermal Nufi, janë të vendosur në ato pozicione nga vetë Balluku.

“Rama heq Ballukun sa për sy e faqe. Në fakt ajo vazhdon të qëndrojë në pushtet me drejtorët e saj në hetim nga SPAK-u!”, ka shkruar Shehaj krahas videos së postuar në faqen e tij në Facebook.

Po ashtu Shehaj ka thënë se Karakçi, i cili ka qenë më herët drejtor i OSHEE-së, është nën hetim nga SPAK, por kjo sipas tij nuk e pengoi Ramën që ta bënte ministër.

Kujtojmë se Karakçi sot u emërua ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, ndërsa Nufi, i cili ka qenë drejtor kabineti i Ballukut, u emërua ministër i Mbrojtjes.

“Më në fund Rama dorëzohet dhe lëshon Belinda Ballukun. E heq atë nga Qeveria, kur në fakt Balluku nuk ishte më në qeverisje, pasi ishte pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Por ajo që është më e rëndësishme është se Balluku nuk është larguar totalisht nga Qeveria, pasi në Qeveri ka futur zarat e saj. Një prej tyre është Enea Karakaçi, i cili emërohet ministër i Infrastrukturës, por para se të bëhej ministër ai ishte një nga drejtorët e Ballukut, ishte drejtor i OSHEE-së. Por ajo që është më e rëndësishme është se ishte në hetim nga SPAK. Por pavarësisht se është nën hetim nga SPAK, vendoset në krye të Ministrisë së Infrastrukturës.

Një zar tjetër i Ballukut është Ermal Nufi, i cili ishte drejtor i kabinetit të Ballukut dhe Rama e bëri ministër të Mbrojtjes. Defacto nuk ka ndryshuar asgjë, kanë hequr Ballukun, por kanë vendosur zarët e saj në Qeveri. Praktikisht Balluku vazhdon të qëndrojë në pushtet”, tha mes të tjerash Shehaj.

Ora 22:40
Ndryshimet e forta në Qeveri, kush janë ministrat që i shpëtuan valës së shkarkimeve dhe lëvizjeve nga Rama

1772142140_srtyiuiiio.jpg

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, prezantoi ndryshime të rëndësishme në Qeveri.

Këto ndryshime përfshinë disa prej dikastereve kyçe, përfshi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Jashtme dhe atë të Drejtësisë, por edhe disa ministri të tjera.

Por nga këto ndryshime të qeverisë sot, disa prej ministrive mbetën të paprekura dhe konkretisht bëhet fjalë për ministrat dhe ministritë përkatëse të renditura më poshtë.

Ministritë e paprekura nga ‘reformimi’:
Petrit Malaj – Ministër i Financave
Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
Blendi Gonxhe – Ministër i Kulturës dhe Sportit
Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore për BE-në
Ora 21:11
Shkarkimi i Ballukut, reagon Berisha: Rama do të shpëtojë lëkurën! Opozita do të vazhdojë protestat, i kërkoj dorëheqjen!

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pa vonesë në rrjetet sociale për shkarkimin e Belinda Ballukut nga kryeministri Rama dhe ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar. Berisha e quan lëvizje të Ramës për të shpëtuar lëkurën dhe thotë se kjo do të shtyjë opozitën për të vijuar protestat. Këtu nuk hezion t’i cilësojë “kryengritje paqësore” protestat e tij me molotovë e dhunë.

Berisha i bën thirrje Ramës të dorëhiqet ose do të përballet me opozitën, një apel i përhershëm i tij.

Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimim e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij.

Me lëvizjen e tij, ai përpiqet të mashtrojë njerëzit, në një kohë kur ai vet është kreu i organizatës kriminale që drejton. Ndaj dhe, i kërkoj dorëheqjen e tij të menjëhershme, përndryshe do përballet me opozitën dhe mbarë popullin shqiptar.

Edi Rama, nuk ka më pranverë për qeverinë tënde dhe për ty. Je shkaku i të gjitha problemeve të mëdha me të cilat përballet sot shqiptarët. Je mater matrix e kësaj të keqe të madhe që ka kapluar qënien, shpirtin, trupin e Shqipërisë, tha Berisha.

 

Ora 20:33
PROFIL/ Nga Hoxha te Ismaili, kush janë 4 ministrat e rinj të qeverisë Rama! Karakaçi nga drejtor i OSHEE te Infrastruktura

Kryeministri Rama ka ndryshuar kabinetin qeveritar duke bërë zëvendësime dhe largime të ministrave. Ai ka shkarkuar Belinda Ballukun si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë. Tashmë këto dy poste nuk do të jenë më të përfaqësuara nga një person i vetëm.

Nga kabineti i mëparshëm janë larguar Pirro Vengu dhe Elisa Spiropali, të cilët janë zëvendësuar nga emra të rinj, Ermal Nufi dhe Ferit Hoxha.

Ermal Nufi është ministri i ri i Mbrojtjes i cili zëvendëson Pirro Vengun.

Nufi mban pozicionin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Që prej vitit 2013, është licencuar si avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ku ka shërbyer edhe si anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Nga viti 2021 z. Nufi ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ligjor të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare. Me vendim të Këshillit të Ministrave, ai është emëruar kryetar i Bordit Menaxhues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

1772135333_ermalnufipirrovengu.jpg

Ermal Nufi - Pirro Vengu

Ferit Hoxha është ministri i ri i Punëve të Jashtme që zëvendëson Elisa Spiropalin.

Ferit Hoxha u bashkua me Shërbimin e Jashtëm të Shqipërisë në vitin 1991 dhe ka qenë aktiv në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare që atëherë. Nga viti 1991 deri në vitin 1995, ai mbuloi marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1995, shërbeu si Këshilltar në Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, në Nju Jork. Nga viti 1996 deri në vitin 1998, ai mbajti pozitat e Drejtorit të Marrëdhënieve Multilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1998 dhe 2001, shërbeu si Ambasador i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Ambasador i Shqipërisë në Belgjikë dhe jo-rezident në Luksemburg. Nga viti 2001 deri në vitin 2006, ai ishte Ambasador i Shqipërisë në Francë, përfshirë edhe jo-rezident në Portugali, Algjeri dhe Monaco. Ndërmjet vitit 2006 dhe 2009, ai mbajti pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pozita më e lartë e shërbimit civil. Gjatë kësaj periudhe, ai shërbeu gjithashtu si Koordinator Kombëtar për Aleancën e Civilizimeve dhe ishte Guvernatori i Shqipërisë në Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) (2007 – 2008).

Nga viti 2009 deri në vitin 2015, ishte Ambasador dhe Përfaqësues i Përs permanent i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe Ambasador i Jo-rezident i Shqipërisë në Kubë. Nga nëntori 2015 deri në mars 2018, ai ishte Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Strategjike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Nga marsi 2018 deri në tetor 2021, shërbeu si Ambasador dhe Dërguar i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO, në Paris. Më 30 shtator 2021, ai u emërua Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe Ambasador Jo-rezident i Shqipërisë në Kubë.

1772133720_spiropaliferithoxha.jpg

Elisa Spiropali - Ferit Hoxha

Enea Karakaçi ka zëvendësuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun, e cila tashmë është shkarkuar nga detyrat e saj.

Më përpara, Karakaçi ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshmëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Formimi i tij është ligji për çështje energjie. Karakaçi i mori përvojat e para në Entin Rregullator të Energjisë, i cili është një autoritet i pavarur rregullator për sektorin energjitik shqiptar. Më vonë u punësua në Ministrinë e Energjitikës, ku dhe mbajti poste të ndryshme. Karakaçi e merr detyrën e ministrit të Infrastrukturës pasi ka drejtuar OSHEE që nga qershori i vitit 2023.

1772132728_ballukudheenaeakarakaci.jpg

Belinda Balluku - Enea Karakaçi

Eriona Ismaili është ministrja e re për Marrëdhëniet për Parlamentin që zëvendëson Toni Gogun. Ajo ka qenë kandidate për PS në qarkun e Vlorës.

Në vitet e fundit, ka shërbyer si Koordinatore Rajonale në projektin zviceran “Bashki të Forta”, duke ofruar asistencë për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Është gjithashtu aktiviste e shoqërisë civile.

1772133937_erionaismailidhetoningogu.jpg

Eriona Ismaili - Toni Gogu