Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vijon me ndryshimet në trupën diplomatike shqiptare. Pas lëvizjes së Uran Ferizit nga ambasador në Londër në drejtim të misionit të Shqipërisë në OSBE në Vjenë, radhën e kanë dy diplomatët tanë në rajon.
Report Tv mëson se ministri Hoxha pritet të emërojë Petrit Malajn si ambasadorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Prej tre vitesh Malaj ka mbajtur postin e ambasadorit në Kosovë.
Në vend të tij në Prishtinë pritet të emërohet Denion Meidani i cili aktualisht është ambasador në Shkup.
Për këto lëvizje diplomatike të ministrit Hoxha, dy ambasadorët pritet të realizojnë dëgjesën në Komisionin e Jashtëm në ditët në vijim.
-
Po ate bencin 60 mi eur te 2025 do tja leje ambasades se Kosoves Petriti apo do ta marri ne Shkup?
Përgjigju








Komente
Komento