Ministria e Financave nis hartimin e buxhetit për vitin 2027 dhe hartimin e paketës fiskale. Lajmin e bën të ditur vetë ministri i Financave Petrit Malaj, teksa diskuton me drejtoreshën e Përgjithshme të Buxhetit Mimoza Dhëmbin e cila ka 34 vite pjesë e asaj ministrie.
Pa zbuluar shumë detaje Malaj thotë se do të jetë buxhet më i madh se ai aktual, dhe se do ti përgjigjet nevojave sociale por edhe zhvillimit ekonomik të vendit.
“Buxheti i vitit të ardhshëm po merr formë. Dhe në një nga momentet më të rëndësishme të punës së Ministrisë së Financave, një bisedë me Mimoza Dhëmbin, Drejtoreshën e Përgjithshme të Buxhetit, prej 34 vitesh pjesë e kësaj ministrie. Ministrat vijnë me drejtimin dhe përgjegjësinë e tyre politike. Por një institucion i fortë ka nevojë edhe për njerëzit që ruajnë memorien e tij, njohin çdo hallkë dhe i kanë shërbyer shtetit për vite me radhë”, shkruan Malaj.
Buxheti i këtij viti është në vlerën 906 miliardë e 817 milionë lekë, të ardhurat që pritet të mblidhen deri në fund të vitit arrijnë 843 miliardë 110 milionë lekë.
Për vitin e ardhshëm pritet që buxheti të jetë afro 960 miliardë lekë (10.1 miliardë euro me kursin aktual), ndërsa të ardhurat planifikohet të jenë 892 miliardë lekë.
Buxheti i vitit të ardhshëm do të shoqërohet edhe me paketë fiskale, me ndryshime si në taksat tatimore ashtu edhe doganore, do të vijohet edhe me uljen e përjashtimeve që aktualisht janë në fuqi, por edhe për tu përshtatur me ligjet e BE.












Komente
Komento