Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, Rrumbullaku firmos largimin e shefit që u pezullua për ndërtimet pa leje! Në fokus studentët ekselentë

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, Rrumbullaku firmos largimin e shefit që u pezullua për ndërtimet pa leje! Në fokus studentët ekselentë

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Petrit Halo shefi i Komisariatit nr 1

Ndryshime të reja brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur të tjera ndryshime në strukturat e policisë. Petrit Halo, i cili deri tani drejtonte Komisariatin nr 4 në Tiranë, ka kaluar në krye të Komisariatit nr 1.

Këtë të fundit deri para një muaji e drejtonte Bujar Mehmeti. Ky i fundit u pezullua në sajë të hetimeve për ndertimet pa leje që u evidentuan kryesisht në zonën e liqenit. Mehmeti është transferuar në Drejtori të Përgjithshme konkretisht ne Drejtorinë e Standardeve, aty ku ishte përpara se të behej Shef Komisariati.

Ndërkohë në krye Komisariatit nr 4 është vendosur Luan Hyseni. Burime bëjë me dije se janë të paktën 30 ndryshime brenda radhëve të Policisë së Shteti ku janë përfshirë edhe studentët ekselentë ku janë vendosur në emërimet e reja.

 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nessuno: 17/10/2022 12:20

    O Muhamet mos ler name e mos u perdor. Rikthe ne polici ata qe u larguan si ty padrejtesisht dhe mos prano te te perdorin si rrecke se 1 here do jesh aty ku je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor