Ndryshimet klimatike, shefi i OKB-së paralajmëron: Emetimet globale po e çojnë botën drejt një rruge katastrofike

Ndryshimet klimatike, shefi i OKB-së paralajmëron: Emetimet globale po e çojnë botën drejt një rruge katastrofike

Shefi i OKB, Antonio Guterres

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka paralajmëruar se emetimet globale po e vendosin botën në një rrugë “katastrofike” drejt një ngrohjeje prej 2.7 gradë Celsius, derisa presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje botës që të japin maksimumin në samitin e OKB-së mbi ndryshimet klimatike që pritet të mbahet në nëntor.

Guterres i bëri këto komente pasi një raport i OKB-së i muajit të kaluar, njoftoi se nuk po përmbushet marrëveshja e Parisit për klimën, për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 Celsius.

“Kjo është thyerje e premtimit të bërë gjashtë vjet më parë, për të ndjekur qëllimin prej 1.5 gradë Celsius të Marrëveshjes së Parisit”, tha Guterres, duke iu referuar marrëveshjes së viti t2015 të arritur në kryeqytetin francez.

Shtetet e Bashkuara dhe 27 vende të Bashkimit Evropian vendosën objektiva më të ashpëra të zvogëlimit të emetimeve këtë vit. Por vendet si Kina, India dhe Arabia Saudite janë ndër ato që nuk kanë paraqitur objektiva të reja sa u përket emetimit të gazrave.

Trajtimi i ndryshimeve klimatike është një nga prioritetet kryesore të Bidenit brenda dhe jashtë vendit, dhe konferenca e OKB -së për klimën në Glasgou shihet si një moment kritik për botën që të angazhohet për të bërë më shumë për të ndaluar rritjen e temperaturave./ REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona