TIRANE- Partia Demokratike shtyn për më shumë se 10 ditë fillimin e diskutimeve për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PS që lidhen me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, me shumicë të cilësuar.
Këshilli i Legjislacionit dhe komisioni i Ligjeve miratoi me 17 vota pro kërkesën e PD-së për të shtyrë mbi 10 ditë fillimin e diskutimit. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli njëkohësisht kryetare e mbledhjes së këshillit të legjislacionit nuk la një datë të saktë se kur do të nisin diskutimet. “Me 17 vota pro miratojmë shtyrjen. Shifemi pas 2-3 javësh” tha Topalli duke mbyllur mbledhjen.
Nga ana e tij Fatmir Xhafaj i PS-së duke i dorëzuar kërkesën kërkoi brenda datës 15 zhvillimin e seancave dëgjimore, më tej shqyrtimin nen për nen dhe miratimin në seancë brenda datës 30 shtator.
PD: DUAM KOHE
Ora 13:30 -Rusmajli i PD-se kërkoi kohë që secili të lexojë dhe analizojë individualisht propozimet me qëllim që të japë një vlerësim objektiv. Ju kërkuat kohë 10 ditë për imunitetin. Paloka kërkoi kohë të paktën 2 javë kohë për të shqyrtuar propozimet.
MAJKOL NUK MUND TE GJYKOHEMI NGA GJYQTARET QE I ZGJEDHIM NE
Ora 13: 20 Majko, relator i këtyre ndryshimeve Kushtetuese tha se PS propozon “Të hiqet juridiksioni fillestar i Gjykatës së Lartë. Ne nuk mund të gjykohemi nga anëtarë të Gjykatës që i përzgjedhin ne.”- tha Majko duke bërë apel që diskutimi të jetë pjesë e një diskutimi të gjerë.
“Ne jemi të hapur për cdo lloj propozimi që do të ofrohet. Ne kemi mundësi të vazhdojmë me atë punë të mirë. Besoj se vjershat për imunitetin është cështje e mbyllur. Ju ftoj të dëgjoj ekspertët ligjorë që kuptojnë më mirë funksionin e sistemit të drejtësisë. “- tha Majko
JA PROPOZIMET E PS
-Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
-Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti me pëlqimin e 3/5 të gjithë anëtarëve të Kuvendit"
-Gjyqtari i Kushtetuese vazhdon në detyrë deri në emërimin e pasardhësit të tij, por në çdo rast jo më vonë se 3 muaj nga mbarimi i mandatit të tij.
-Procedura për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues paraardhës. Kuvendi duhet të marrë në shqyrtim dekretet e Presidentit dhe të shprehet me vendim për rrëzimin ose miratimin e tyre brenda 1 (një) muaji nga marrja e dekreteve.
-Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti me pëlqimin e 3/5 të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Kuvendi duhet të marrë në shqyrtim dekretet e Presidentit dhe të shprehet me vendim për rrëzimin ose miratimin e tyre brenda 1 (një) muaji nga marrja e dekreteve.
-KLD përbëhet nga Presidenti, Kryetari i Gjykatës së Lartë, ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, si dhe 9 gjyqtarë të të gjitha niveleve, të cilët zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për 5 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme.
-Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti me pëlqimin e 3/5 të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi. Ai përzgjidhet nga radhët e juristëve me kualifikim e integritet të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion.
PD DEKAROI NE SEANCEN E 3 SHTATORIT: JANE PACAVURE
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar më 3 shtator opozita risolli në vëmendje paketën e propozuar prej saj për amendim të Kushtetutës, duke ftuar shumicën dhe duke e konsideruar këtë paketë si një reformë që garanton shtetin e së drejtës.
Në seancën e parë plenare për këtë sesion, shumica konfirmoi se nuk do t’i votojë propozimet e PS-së, pasi sipas saj, ato janë vetëm një pretekst për të zvarritur votimin e kufizimit të imunitetit dhe reformat e tjera të integrimit. Patozi i cilësoi si pacavure.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com