Ndryshimet ligjore të PS për betimin e anëtarëve të GJK dhe SPAK/ Basha: Tregues se Rama bën gjithçka për pushtet

Ndryshimet ligjore të PS për betimin e anëtarëve të GJK dhe SPAK/ Basha: Tregues se Rama bën gjithçka për pushtet

1574613003_LogoReportTVERE2.00151622.Still006.jpg

"Tregues se për pushtet Rama bën gjithçka"! Kështu e ka quajtur kryedemokrati Lulzim Basha ndryshimet ligjore e nisura nga mazhoranca lidhur me rishikimin e betimin të anëtarëve të SPAK dhe Kushtetueses. 

"Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo përmendja e nismave skandaloze për ndryshime kushtetuese për t’i dhënë një partie, që po rri paligjshmërisht në pushtet me ndihmën e bandave kriminale, kompetencën e insitucioneve të tjera kushtetuese, vërtetojnë faktin se për pushtet Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, siç ka bërë gjithçka. Por harron se do të ketë përballë një popull të tërë, do të ketë përballë një bashkim të vendosur dhe më të madhin në historinë e shqiptarëve, më të madhin në numër se ansjëherë më parë kundër tij dhe kundër planit ogurzi për të zhbërë themelet e bashkejetesës kushtetuese demokratike. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë e vendit. Në fillim të dhjetorit do të kemi gati propozimet ligjore për reformën zgjedhore, të cilat do të shpallen edhe publikisht. Ne nuk do të pranojmë zvarritjen e reformës zgjedhore si një alibi të Edi Ramës, por do ta miratojmë sa më shpejt, mundësisht, brenda këtij viti, për t’i hapur rrugë menjëherë zgjedhjeve të lira e të ndershme, që janë artikuluar si kusht për negociatat dhe si rruga e daljes së vendit nga kriza", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Basha i del në krah Metës: Ka mbështetjen tonë të plotë për referendumin, ishte një nga 5 pikat e PD-së (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri