Kësisoj zhvillimi i kësaj tryeze i hap rrugë reformës në ligjin zgjedhor i cili është në limitet e afatit. Konkretisht këto ndryshime duhet të bëhen brenda muajit korrik, pasi më pas përfundon sesioni parlamentar, i cili rifillon javën e dytë të shtatorit kohë në të cilën do të bëhet edhe dekreti i Nishanit për caktimin e datës së zgjedhjeve gjë e cila e fut vendin automatikisht në periudhë zgjedhore. Kësisoj me kalimin e këtij afati edhe ndryshimet në Kod bëhen disi më të komplikuara pasi do të ndikojnë direkt në punën e KQZ-së. Si alternativë e dytë për të bërë amendamente në ligjin elektoral është mundësia që ligjet të konsultohen gjatë verës dhe në shtator të ikin në parlament vetëm për votim.
Ndryshimi
Reforma në Kodin Zgjedhor ka qenë një nga pikat e raportit të OSBE-ODHIR për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2014.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)