Ndryshimet në ligjin për kinematografinë
kineastët kundërshtojnë

Ndryshimet në ligjin për kinematografinë<br />kineastët kundërshtojnë<br>
Gjatë ditës së sotme është mbledhur anëtarësia e gjashte shoqatave kinematografike për të diskutuar lidhur me projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, si dhe projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për riorganizimin e shkollës së lartë jopublike “Marubi”.

Ligji “Për kinematografinë”, i hartuar dhe miratuar bazuar në eksperiencat më të mira evropiane, në vitin 1996, ka krijuar skemën më demokratike dhe bashkëkohore të prodhimit të veprave kinematografike, ndaj sipas shoqatave vlerësohet si e papranueshme që sot, në vitin 2018 të bëhen hapa mbrapa dhe të preket themeli i mekanizmit të funksionimit të kinematografisë shqiptare.

Kineastët shqiptarë i kundërshtojnë në themel iniciativat e ndërmarra, pasi konstatojnë asgjësimin e parimeve bazë mbi të cilat funksionon kinematografia shqiptare.  Projektvendime të tilla minojnë skemën bazë me të cilën funksionon konkurimi i lirë dhe përzgjedhja e projekteve – format i miratuar gjerësisht nga kineastët, i cili gëzon mbeshtetjen e tyre më të gjerë.

Komuniteti i kineastëve shqiptarë ka shprehur indinjateën e tij për tentativat e vazhdueshme për të tjetërsuar formën juridike dhe buxhetin e QKK, në favor të interesave dhe te individëve caktuar.

[gallery]25512[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët