Ndryshimet në pushtet, Thaçi
president e Haradinaj kryeministë

Ndryshimet në pushtet, Thaçi <br />president e Haradinaj kryeministë
PRISHTINE - Ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike mund të ndodhë një koalicion qeverisës.

“Nëse jo në vjeshtën e këtij viti, do të mund të ndodhë pas zgjedhjeve nacionale, të cilave do t’i paraprinin ato presidenciale”, bën të ditur një burim i afërt me Hashim Thaçin, ndërsa ka  përmendur edhe kushtet që duhen përmbushur para se koalicioni të ndodhë.

Sipas këtij burimi, bashkëqeverisja ndërmjet këtyre dy subjekteve të dala nga lufta, mund të ndodhë në rast se të dyja palët lëshojnë pe nga disa vija të kuqe që kanë vënë.

Së fundmi, sipas burimit të afërt me personalitetin politik Thaçi, ky i fundit mund të përmbushë insistimin e AAK-së që ai të mos drejtojë Qeverinë, pra që Thaçi të bëhet president e Haradinaj kryeministër.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat