Ndryshimet në qeveri, Rama:
Sqarimet pasdite në 17:00

Ndryshimet në qeveri, Rama:<br />Sqarimet pasdite në 17:00
Kryeministri Edi Rama do të sqarojë publikisht arsyet e shkarkimit të katër ministrave.  
 
Në "Komunikimin Javor" në orën 17:00 të pasdites së kësaj të diele, Rama pritet të japë argumentet e tij për lëvizjet në kabinetin qeveritar.
 
"Sot në orën 5, në "Komunikimin Javor"", ka qenë përgjigjja e shkurtër e Ramës për gazetarët, pas takimit me koordinatorët në selinë rozë.
 
Një ditë më parë, u shkarkua nga detyra ministri i Brendshëm Saimir Tahirit. Ndërsa gjatë takimit me koordinatorët në selinë rozë, kryeministri Rama njoftoi edhe shkarkimin e tre ministrave të tjerë, Ilir Beqajt, Bledi Çuçit dhe Blendi Klosit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit