Ndryshimet në Kodin e Procedurës
Penale, Cefa: Cënohen gjykatat

Ndryshimet në Kodin e Procedurës<br />Penale, Cefa: Cënohen gjykatat
TIRANE- Nisma e ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin antimafia është kundërshtuar nga të gjitha institucionet e drejtësisë të prekura nga ato si dhe grupe te tjera interesi.

Në komisionin e Ligjeve sot u mbajt një seancë dëgjimore për disa shtesa e ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.

Për Prokurorinë e Përgjithshme përqëndrimi i hetimit dhe gjykimit të veprave që lidhen me korrupsionin ekluzivisht tek prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda do të bllokojë punën e këtyre institucioneve si dhe do të krijojë vonesa në dhënien e vendimeve.

Më i ashpër në kundërshtimin e paketës antimafia të poropozuar nga Naco, ka qenë nënkryetari KLD-së -së, Elvis Çefa

"Përsa i përket propozimeve për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale në harmonizimin e legjislacionit procedural me ndryshimet kushtetuese, të miratuara me ligjin nr.88/2012, datë 18.9.2012, “Për disa ndyshime në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, mendojmë se janë të domosdoshme ndryshimet e sipërpërmendura si pasojë e miratimit të ndryshimeve të fundit kushtetuese, për të qenë në koherencë të plotë me kuadrin ligjor në fuqi, por ato duhet të jenë më të qarta dhe të ofrojnë më tepër garanci për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe jo vetëm, ndaj veprimtarisë me prapaskenë politike. KLD, madje nxit, që ndryshimet kushtetuese të mësipërcituara të reflektohen edhe në ligjin nr. 9877/2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikiën e Shqipërisë” për të zgjidhur situatën e pezullimit administrativ të gjyqtarit që i nënshtrohet procedimit penal.

"Disa nga anëtarët e Këshillit kanë shprehur shqetësimin se tendenca e fundit për shtimin vijimësisht të listës së veprave penale në kompetencë lëndore të krimeve të rënda rrezikon t’i kthejë Gjykatat për Krime të Rënda në gjykata të zakonshme. Ky shqetësim merr shkas edhe nga shtesat në Kodin Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale të miratuara në muajin maj të këtij viti. Për pasojë, trupës gjyqësore të krimeve të rënda iu duhet të specializohet, duke e zgjeruar vijimësisht fushën e specializimit, tashmë jo vetëm për çështje të krimit të organizuar."- deklaroi Çefa. 

Drejtoresha e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Jorida Ballauri tha se "Përqendrimi i të gjithë veprave  në prokurori dhe në gjykatë të vetme sjell ngarkesë dhe mos kryeje të punës."

Kundër kanë qenë dhe Konferenca e Gjyqsorit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Sipas paketës me ndryshimet ligjore, 21 vepra penale që lidhen me korrupsionin do të hetohen dhe marrin gjykim nga prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, por , këto institucione sipas shkresave të dërguara në Kuvend nga Opdat i amerikanëve , OSBE dhe Komisioni Europian, nuk kanë kapacitet për të përballuar një punë të tillë.

Drejtoresha e Komitetit të Helsinkut, Vjollca Meçaj tha se, “duhet të jemi të kujdesshëm që ligji të respektohet për të gjithë njëlloj”. Sipas Meçaj, duhet bërë kujdes me kufizimin dhe balancimin për të ruajtur dhe mbrojtur të drejtat e njeriut.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Shoqatës së Avokatëve, Sajmir Visha tha se, nga njëra anë po i jepet më shumë koompentenca Gjykatës së Krimeve të Rënda, nga ana tjetër shumë prej gjyqtarëve të saj u ka mbaruar mandati.

(Ne foto: Seanca dëgjimore sot në komision)

Redaskia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive