Ndryshimet në kodin e procedurës penale, PS: PD ka lajthitur, asnjë ndryshim apo falsifikim ligjit

Socialistët përgënjeshtrojnë akuzat e Partisë Demokratike se pika “f” e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale që pengon sipas tyre të vëllanë e Fatmir Xhafajt të ekstradohet në Itali, të jetë falsifikuar.

Kryetari aktual i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, asokohe relator i projektligjit të fjalë dhe propozuesja e këtij ligji, Vasilika Hysi, shprehen se propozimi ka ardhur nga ekspertët e nivelit të lartë dhe është miratuar në komision.

Në 21.3.2017 e miratuam nen për nen projektligjin dhe nuk ka asnjë ndryshim mes variantit të miratuar në komision dhe atij të miratuar në seancë”. Teksa Partinë Demokratike e mirëkuptojnë duke ja lënë akuzat llogarive të saj politike, PS nuk tregon “mëshirë” për LSI-në. Unë nuk di se çfarë thotë z. Vasili sot, por z. Vasili kur ishte ministër drejtësie mori në 28.3.2017 zyrtarisht me email variantin përfundimtar të integrues të Kodit, dhe nuk pati asnjë koment.

Ulsi Manja, kryetar i Komisionit të Ligjeve

Njëkohësisht LSI e ka marrë një kopje të draftit në 20.32017.

Vasilika Hysi Anëtare e Komisionit të Ligjeve

Report TV u njoh me procesverbalin e datës 21.03.2017 dhe me audion e kësaj mbledhjeje, ku dëgjohet se neni 270, që ndryshon nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, është miratuar pa asnjë votë kundër.

Por, në kushtet kur Komisionet dhe Kuvendi i miratojnë projektligjet nen për nen, por pa specifikuar pikat përbërëse brenda nenit, këto materiale nuk na faktojnë dot nëse pika “f” ka qenë apo jo në materialin final të miratuar nga komisioni i Ligjeve, në atë kohë i drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Manja: Qëndrimin e PD e dimë të gjithë. PD e braktisi paketën e dytë të pr.ligjeve për Reformën në Drejtësi. Ne nuk kuptojmë sot LSI, e cila që në momentin e parë dhe në miratimin e të gjitha ndryshimeve kushtetuese ka qenë e pranishme.

Informojmë opinionin publik dhe mediat, Kuvendi i shqyrton nismat ligjore përfshirë dhe ato të depozituara nga deputetët, por në praktikën parlamentare e dini që ne kemi një praktikë shumë të konsoliduar.

Pr.ligji i shumë debatuar për disa ndryshime dhe shtesa në Kodin e Procedurës Penale, që ka qenë një nga pr.ligjet e paketës së Drejtësisë. Komisioni i Reformës në Drejtësi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe paketës së parë prej 7 ligjesh vendosi që paketa e dytë e pr.ligjeve të reformës në drejtësi të shqyrtohet dhe miratohet në kom e ligjeve. Kuvendi vendos që 27 pr ligjet e hartuara nga ekspertët e nivelit të lartë të shqyrtohen dhe miratohet nga Komisionin për Çështjet Ligjore.

Pika 3 e vendimit të Kuvendit: Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë të vazhdojnë të mbështesin komisionin ligjor. Pr.ligji në fjalë është depozituar më 25 dhjetor 2016 për t’u shqyrtuar dhe miratuar në komisionin e ligjeve. Është drafti i punuar nga ekspertët në kuadër të reformës në drejtësi, që pas vendimit të Kuvendit që ja kalon këto pr.ligje komisionit të ligjeve është ridepozituar nga Komisioni i Ligjeve. Unë dhe kolegu im hapëm fazën e debatit për pr/ligjin.

Domosdoshmëria e këtij ndryshimi është evidentuar që në dokumentin analitik të sistemit të reformës në drejtësi, si një nga problemet që duhet të gjente zgjidhje në raport me reflektimin e legjislacionit tonë për t’u përshtatur me standardet më të mira evropiane.

Hysi: Detyra jonë bazohet në disa pika: Përafrimi i pr/ligjit me standardet evropiane. Ne shikojmë përputhjen e pr/ligjeve me Kushtetutën, e cila është miratuar në ’98, jo kur është miratuar Kodi i Procedurës Penale. Mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Pr/ligji që është depozituar në emrin tim nuk reflektonte sa duhet protokollin shtesë për ekstradimin. Për këtë arsye, është kërkuar që neni 491 të rishikohet, me qëllim që të jetë në përputhje me protokollin shtesë të ekstradimeve.

Ne nuk kemi bërë asgjë tjetër, veçme kemi transplantuar protokollin shtesë, ku personi i kërkuar mund ose jo të ekstradohet. Ajo që është diskutuar gjatë nga demokratët është fjala ‘falsifikim’, pra që është falsifikuar nga Xhafaj projekti. Kjo nuk është aspak e vërtetë.

Nuk arrij të kuptoj qëndrimin e kolegëve të opozitës, që kanë në emailet e tyre dhe në tavolinat e tyre të punës të gjitha nenet e amenduara dhe të diskutuara. Në këtë kuadër, unë nuk kam çfarë të them tjetër, ligji nuk është falsifikuar, por është përmirësuar.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, pyeti nëse neni në fjalë ishte shqyrtuar nen për nen në Kuvend apo me amendament të veçantë.
Manja: Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë kishin përgjegjësi të punonin me draftin e Kodit të Procedurës Penale. Nga momenti i depozitimit të pr/ligjit janë zhvilluar disa herë mbledhje me grupin e punës dhe germa në fjalë e nenit del se është reflektuar nga fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit. E kuptoj shqetësimin e opozitës, por opinioni duhet ta dijë se ka fakte dhe prova se PD kur ka qenë në pushtet ka aplikuar ligjin në dy standarde.

Më 2007, që ishte në fuqi kodi i vjetër i procedurës penale, kur nuk ishte reflektuar germa ‘f’, PD i jep garanci shtetit turk për ekstradimin e një shtetasi shqiptar. Kjo sepse Konventa Evropiane ka garanci mbi procedurat e brendshme, ndërsa sot Berisha na kërkon llogari. Halli i opozitës është gjetkë, ajo synon të godasë legjitimitetin e reformës në drejtësi, për ta zhbërë atë në bazë. Me këtë sulm, opozita e ka kapur me një nen dhe kërkon të zhbëjë legjitimitetin e reformës në drejtësi, lajthitje juridike e cilësoj unë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:57
'Neni 491', Vasili-Manjës e Hysit: Mashtroni, ndryshimi i nenit nuk u diskutua 

Ish-ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili iu përgjigj dy socialistëve Ulsi Manja dhe Vasili Hysi se amendimi i nenit të shumëdiskutuar të ekstradimeve, 491, nuk është diskutuar në tryezën e reformës në drejtësi.

Duke akuzuar si gënjeshtarë Manjën dhe Hysin, Vasili tha se komunikimi është bërë me email dhe me mjete të tjera informale të komunikimit qëllimisht për të shmangur debatin. 

Manja dhe Hysi u përpoqën t’i gjejnë alibinë mashtrimit të radhës. Të dy gënjeshtarët, të pacipë, treguan qytetarëve që neni 491 ishte votuar duke thënë se ishin dakord. Ju e patë, se nuk e fshihnin dot se të njëjtin procesverbal kishim dhe ne në dorë. Ndryshimi nuk u tha, nuk u verbalizua, e shndërroi komunikimin zyrtar në lojë emailesh, e të gjitha mjetesh të tjera informale të komunikimit.

Dëgjuam dhe gënjeshtrën e Ulsi Manjës, që është gati të shkatërrojë edhe reformën në drejtësi. Kërkuan të fusnin përgjuesit deri në krevatet e shqiptarëve, kam luftuar kur isha ministër drejtësie kundër këtyre.

Manipulimi është i dukshëm për të tërë. Dua të di ç’bën prokuroria kur manipulimi është sheshit. Vazhdon e mbyll gojën. Nuk lëviz as gishtin kur dalin e flasin mashtruesit aty. Dokumentet janë kaq të qarta për të kuptuar që manipulimi është aty.

Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar socialist

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari