Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Shehi kundër Metës: S’ka protesta, as bojkot zgjedhjesh! Në 25 prill shkojmë të ndarë, bashkohemi në koalicion paszgjedhor

TIRANË- Teksa presidenti Ilir Meta bën thirrje për protesta pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilësuara si të njëanshme, opozita e bashkuar është e qartë në aksionin e saj. Nuk ka protesta dhe as bojkot të zgjedhjeve të 25 prillit! Një fakt i tillë është pranuar nga aleati kryesor i PD-së, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në "Sot Live në Shqipëri" në ekranin e Report Tv. Sipas tij, bojkoti i zgjedhjeve dhe protestat do i shërbenin vetëm Ramës dhe askujt tjetër, për pasojë kanë marrë vendimin që të mos bëhen pre e "lojës së tij".

"Rama ka menduar që ta provokojë opozitën që të largohet nga zgjedhjet ose të dalin në rrugë. Ne nuk e kemi ndërmend të bëjmë asgjë, do futemi në zgjedhje. Ne mund të dalim në rrugë jo një, por me muaj me arrdhë, por jo për këtë çështje. Ne presim nga Meta proceduralisht, presim nga Rama që të reflektojë për ato që tha komisioneri, për të gjetur një marrëveshje, ka kohë. Pasi të mbyllet kjo procedurë, do vendosim. Do hyjmë në zgjedhje dhe do të fitojmë zgjedhjet me kështu do i rregullojmë këto gjëra. Nëse do merremi me këtë situatë mund të biem në lojën e Ramës. Ne nuk merremi me këtë punë", tha Shehi.

Të gatshëm me çdo lloj Kodi, Shehi ka sqaruar edhe se si do të futet opozita në zgjedhjet e 25 prillit. Për diçka është i sigurt se opozita do të jetë bashkë kundër kryeministrit Edi Rama.

"Nëse do jetë një listë e përbashkët, do shkojmë kështu. Nëse do jetë e pamundur, do hymë në zgjedhje veç e veç e do bashkohemi pas zgjedhjeve që ta rrëzojmë Ramën", tha Shehi.

Për numnin një të LZHK-së, kryedemorkati Lulzim Basha e ka bërë detyrën e tij si kryetar i opozitës së Bashkuar, duke e vlerësuar si të drejtë reagimin e tij pas ndryshimit të Kodit Zgjedhor.

"Basha duke qenë kryetar i opozitës, të një gjëje më të madhe se Meta, se opozita është gjysma e Shqipërisë. Basha e bëri propozimin e vet që të hapen listat, Rama nuk e respektoi, as marrëveshjen. Nëse kanë pritur që Basha do të bëj miting për këtë cështje , nuk është koha, e kemi pranuar me keqardhje", tha ai në studion e Report Tv.  

A do duhet të japë dorëheqjen Basha nëse nuk fiton zgjedhjet? Për të, duhet të ketë një reflektim. "Po të isha unë Basha do të reflektoja. Shqiptarët janë të interesuar se çfarë do të bëjë Rama pas 8 vitesh", tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Shehi: Beteja e Ramës është me opozitën, jo me Metën (VIDEO)

"Beteja e Ramës është me opozitën, jo me Metën", kështu është shprehur në studion e Report Tv, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

"Ka të drejtën ta mbush karrigen presidenciale, është burrë i zgjuar, në ndryshim nga presidentët e tjerë që kanë qenë më institucional, ne gjykojmë që kjo për sa kohë bëhet në mbrojtje të Kushtetutës, opozitën e ka me vete dhe këtë e kemi treguar që ne presidentin e konsiderojmë kryetarin e shtetit, aleatin potencial në rreshtimin për të drejtën për të mbrojtur Kushtetutën. Shpresojmë që të reagojë sa herë dhunohet Kushtetuta, atmosfera. Beteja e Ramës është me opozitën, jo me Metën. Ne jemi opozita më e madhe që ka pasur Shqipëria, brenda kësaj skeme, Meta ka rolin e vetë si president, jo si opozitar. Ne jemi opozita më e madhe që ka pasur Shqipëria, brenda kësaj skeme, Meta ka rolin e vetë si president, jo si opozitar", tha Shehi.

Ora 12:30
Falja e të gjithë gjobave gjatë pandemisë/ Shehi: Pavarësisht qëllimit që ka, Rama e bëri mirë (VIDEO)

Pyetur mbi vendimin e qeverisë për të falur gjoba, edhe pse opozitar, Shehi e cilësoi si të duhurin!

"Mirë që ka bërë që ia fali për të krijuar një atmosferë më të paqtë, ai e bën për politikë për zgjedhje, ne e dimë që e bën për zgjedhje, e megjithatë edhe pse e bën për zgjedhje dhe ka shumë hipokrizi, mirë bën", tha Shehi.

Ora 12:29
Shehi: Më të mirë se Basha opozita nuk ka pasur ndonjëherë, as Berisha! (VIDEO)

Për kryetarin e LZHK-së, Dashamir ShehI, Lulzim Basha është kryetari më i mirë që ka pasur opozita.

"Më të mirë së Basha nuk ka pasur Shqipëria, është edhe më i mirë se Sali Berisha. Edhe Berishën vetë po ta pyesësh, si një politikan i vjetër e di se kjo është një temë e mbyllur. I pari i opozitës së Basha, jo Meta e Berisha, është kryetari i partisë më të madhe", tha ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 08/10/2020 14:10

    Ketij faqoles ja ka djegur qelizat e trurit rakia....

    Përgjigju
  • O tej: 08/10/2020 13:27

    Mire e ka Dash Dopji me te mire se Lyli nuk ka por me i mire se Lyli eshte ky temi

    Përgjigju
  • Kacidhe: 08/10/2020 13:25

    Dashio me pelqeve ishe esell a te keqen te faqores

    Përgjigju
  • LEQJA: 08/10/2020 12:35

    O DASHO TANI QË LAVDËROVE LYL BASHËN E SIGUROVE DHE 4 VJET FAQOREN E RAKIS MRE JAHU.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja