Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ 'Venecia' takime online me PD dhe LSI, i pranishëm vetë Basha! Opozita: 'Rilindja' prishi standardin e zgjedhjeve

Ekspertët e Komisionit të Venecias zhvilluan këtë të martë takimin faktmbledhës me Partinë Demokratike dhe LSI-në, mbi kushtetutshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, i cili për shkak të pandemisë u zhvillua online. Në takimin virtual me ekspertët e Venecias, Kreu i PD Basha zgjodhi të ishte vetë prezent, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhin, përfaqësuesin e PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashin, por edhe ekspertin e çështjeve zgjedhore, Ivi Kason. Ata i paraqitën ‘Venecias’ argumentet e tyre përse nuk janë dakord me ndryshimet e reja të ligjit elektoral.

Në emër të LSI ishte ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe Drejtori i Kabinetit Eriol Braimllari që ndanë me ekspertët e Komisionit të Venecias shqetësimet e tyre për Kodin e Ri Zgjedhor.

Opozita kundërshton heqjen e koalicioneve dhe ndryshimin e formulës e shpërndarjes së mandateve me pretendimin se ndryshimet janë bërë në mënyrë të njëanshme, pa marrë parasysh mendimin e përfaqësuesve të saj në tryezën e Këshillit Politik, në kushtet kur në vend mungon Gjykata Kushtetuese dhe nga zgjedhjet na ndajnë më pak se një vit.

‘Këto ndryshime të njëanshme kanë pasur qëllim vetëm prishjen e standardit të zgjedhjeve nga Rilindja. Mbështesim plotësisht kërkesën parimore të Presidentit të Republikës, drejtuar Komisionit të Venecias, si një kërkesë e cila mbështetet vetëm mbi Kushtetutën dhe mbi principin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jemi të palëkundur në pozicionin për zgjedhje me standarde të larta, ndryshime konsensuale dhe jo të njëanshme, ashtu sikurse ishte marrëveshja e 5 qershorit, si mundësia e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza e rëndë politiko-shoqërore-ekonomike dhe gjithë pluralizmit. Zgjedhjet e ardhshme duhet të zhvillohen nën klimën e besimit politik por edhe të besimit qytetar. Politika duhet të jetë sa më transparente dhe informuese që qytetari të ketë mundësi të zgjedhë me bindje përfaqësuesit dhe alternativën më të mirë’, janë shprehur përfaqësuesit e LSI gjatë bashkëbisedimit me ekspertët e ‘Venecias’ thanë burime për Report Tv.

Një ditë më parë, ekspertët e Venecias zhvilluan një komunikim virtual edhe me përfaqësues të Presidencës e KQZ-së. Pas përfundimit të misionit fakt mbledhës dhe diskutimeve me të gjitha institucionet e përfshira, Komisioni i Venecias ka parashikuar një sesion plenar në datat 11 dhe 12 Dhjetor, ndërsa ne muajin Janar pritet që opinion përfundimtar të jetë në Shqipëri. Ndryshimet në Kodin zgjedhor iu dërguan për opinion Komisionit të Venecias më 23 tetor nga Presidenti Meta i cili i kundërshton me forcë, duke i quajtur shkelje të marrëveshjes së 5 Qershorit.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’