Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Damian Gjiknuri në Report Tv: 'Venecia' rrëzoi të gjitha pretendimet e opozitës, hyjmë të barabartë në zgjedhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili ishte përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik që u mor me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është shprehur se Komisioni i Venecias me vendimin e dhënë së fundmi rrëzoi të gjitha pretendimet e opozitës.  Teksa numëroi të gjitha gjetjet e 'Venecias' treguan se asgjë thelbësore nuk është bërë në ndryshime në kod, nuk janë krijuar avantazhe dhe disavantazhe. Sipas tij opozita dështoi edhe në këtë betejë.

"Ne ishim të bindur që Venecia nuk do të gjente asgjë thelbësore negative. Së pari konfirmoi atë që ne e kishim thënë, që nuk kishte cenim të stabilitetit ligjor elektoral. Të gjitha ndryshimet nuk ishin thelbësore. Së dyti 'Venecia' tha të gjitha ndryshimet  janë në përputhje me standardet dhe asgjë nuk preku sistemi. Nuk krijoi avantazhe dhe disavantazhe për njërën apo tjetrën palë. Nuk cenoi asnjë standard ndërkombëtar. Edhe implementimi i hapjes së listave është një praktikë që e gjen në shumë vende dhe këtë e konfirmon edhe 'Venecia'.

Konfirmoi se çështja e koalicioneve zgjedhore nuk krijon disavantazhe dhe është në përputhje me standardet. Kjo ishte një gjetje e rëndësishme sepse e gjithë kauza e opozitës për të anatemuar atë që bëri mazhoranca qëndronin në këto pika.

Natyrshëm patëm edhe kritika për disa çështje që ishte si pasojë e kompromisit me disa parti opozitare në parlament, siç ishte ndryshimi për kandidimin e kryetarëve në deri 4 zona zgjedhore.  Tjetër e rëndësishme ishte që nuk duhet të ketë më ndryshime para zgjedhjeve dhe që të gjitha palët të bashkëpunojmë për implementimin e këtij kodi zgjedhor.

Gjithashtu u vlerësua mekanizmi i pragut brenda listave të hapura. U quajt si një model shumë i mirë për të mbrojtur kuotat zgjedhore. U quajt një hap shumë i mirë për të mbrojtur kuotat zgjedhore.  Vetë palët e njohin këtë sistem pasi në vitin 2017 Basha dhe Rama pranuan me konsensus që të hyjnë pa koalicione zgjedhore.  Çështja e koalicionit është e tillë që të dyja palët duhet të luajnë me numër të barabartë lojtarësh. Lista duhet të jetë e njëjtë dhe kjo është barazia e palëve. Në unë kam 12 kandidatë në Vlorë edhe pala tjetër duhet të ketë numër të tillë kandidatësh. Çdo gjë tjetër ka qenë spekulim politik. Më vjen keq që opozita prapë dështoi në një betejë të kotë. Më  mirë të organizohen dhe të fitojnë zgjedhjet në prill", tha Gjiknuri.  

Kujtojmë se tre ditë më parë Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe amendamentet e Kodit Zgjedhor. Ky opinion i Venecias vjen pas kërkesës së çuar nga Presidenti, dhe asnjë kërkesë e tij nuk u miratua.  Sipas raportit final ndryshimet janë ne përputhje me standardet më të mira në zgjedhje sipas përcaktimeve në kodin e praktikave të mira në zgjedhje. Komisioni kritikon veprimet e djegies së mandatave nga opozita jashtëparlamentare si akt kundër trashëgimisë elektorale evropiane dhe nuk mund të jetë sot kritikuese kur e la procesin institucional ne rrugë. 

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 5 tetor ndryshimet në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro, 15 kundër dhe 6 abstenim. Këto ndryshime erdhën si pasojë e hapjes së listave dhe ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 30 korrik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:18
Zgjedhjet 2021/ Gjiknuri: PS kryeson në sondazhe, Vlorën kjo mazhorancë e bëri qytet, investuam 1 miliard dollarë

I pyetur në studion e Report Tv mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deputeti socialist Gjiknuri tha se PS është në avantazh.

"PS do të bëjë sajën. Elektorati është ai që vendos. Ne mendojmë se kemi avantazh për shkak të asaj që përfaqësojmë dhe mënyrës si kemi qeverisur me të mirat dhe të këqijat. Të gjitha sondazhet dhe të gjitha të dhënat tregojnë se PS kryeson. Zgjedhjet janë në prill, kemi kohë akoma", tha ai.

Ndërkohë që i pyetur për objektivin në Vloë, Gjiknuri tha se Vlora është një nga qarqet që e ka prekur konkretisht ndryshimin thelbësor, është investuar më shumë se 1 miliard dollarë.

"Vlora mbi të gjitha, e thonë vetë vlonjatët, u bë qytet. Nuk ka qenë qytet para 2013-s, ku askush nuk duhet të kalonte. Pas Tiranës sot është bërë qyteti më i jetueshëm. Me infrastrukturën që ka bërë qeveria është bërë qytet shumë i mirë.  Natyrshëm për vlonjatët ka qenë një avantazh nga pasja e një Kryeministri të lidhur me Vlorën. Për vlonjatët Qeveria Rama ka bërë shumë", tha GJiknuri.

Ora 14:12
Vrasja e Klodjanit dhe protestat/ Gjiknuri: Shteti pati reagim model, më 21 janar Qeveria nuk lejonte as hetimin

Ngjarja tragjike që përfundoi me vdekjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha për deputetin Damian Gjiknuri ishte e rëndë por sipas tij dhuna është tregues i manipulimi nga partitë e opozitës për të krijuar tension.

Sipas tij shteti pati reagim model, duke e krahasuar edhe reagimin e Qeverisë Berisha pas vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar 2011.

"Aksidenti ndodh, ngjarja qe e rëndë. Polici nuk ka vepruar në mënyrë profesionale. Shteti veproi menjëherë. Pas përshkallëzimit të protestave pati një dorëheqje të ministrit të Brendshëm, që ishte një akt politik jo si ai kishte përgjegjësi. Shteti reagoi normalisht. Tani i duhet lënë vend hetimeve, që do të nxjerrin përgjegjësitë, qoftë të grupit të komandimit, qoftë të  Nga ana tjetër përtej motiveve të një grupi të rinjsh apo organizatave të ndryshme, aktet e dhunës erdhën pasi pati tendenca për manipulim nga partitë politike.

Këtu ka pasur raste kur janë vrarë njerëz në bulevard dhe zinxhiri i komandimit t5ë Gardës jo vetëm që nuk dha dorëheqjen por u mbrojt nga ish qeverisja, Negocioi prokuroria me qeverinë për hetimin e tyre", tha GJiknuri.  

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Duka: 15/12/2020 01:39

    Edhe tirana,,shkodra,durresi,,korca ,,lezha,,elbasani,,duan nga 1 miliard euro secila qe te behen qytete europiane...

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 14/12/2020 15:27

    O Damjan Gjiknuri që keni ju plot gabime trashanike nuk e luan topi. Po ju keni fat që kundërshtari juaj opozita faktike është një opozit wc qenef antishqiptare opozit kriminale e opozit hajdute. Pra për ktë arsye ju duhet të qëndroni në pushtet. Se po ta mari kjo lloi opozite pushtetin Shqipria shpërbëhet e sekziston më në hartën e botës kta e shesin Shqiprin te Sërbi e te Greku jevgjit.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 14/12/2020 15:10

    Vec ne kena vizion qyteterimin ju jeni shkatrrimin tabe keto te mira i keni nga Sali Berisha para revoluciontw shpirrim Ramen pa vizion

    Përgjigju
    • Arbëri: 14/12/2020 15:47

      Hahaha

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij