Ndryshimet në lejen e qarkullimit rrugor/ Gonxhe: Më e lira në rajon! Nuk do jetë me detyrim, kush të dojë mund të mbajë dokumentin e vjetër

TIRANË- Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhe në një intervistë për Report Tv ka prezantuar ndryshimet e bëra në lejen e qarkullimit rrugor. Në prononcimin gjatë hapësirës live të pasdites, Gonxhe vuri theksin se këto ndryshime reflektohen pozitivisht në xhepat e qytetarëve shqiptarë, por edhe të vetë institucionit pasi ka një kosto më të ulët.

Ai shtoi se kjo një është e detyrueshme. Pra nëse dikush do të mbajë lejen e vjetër është i lirë.

"Nuk është me detyrim, është vetëm për mirë, është fitore në dy krahët. Do ulim kostot nga krahu jonë dhe nga ana e qytetarëve. Nëse paguanin 3500 lekë të reja, madje lejen ndërkombëtare e rinovomin çdo 3 vjet dhe tani më qytetari s'ka më nevojë për këtë leje. Do paguajë 2100 lekë. Jemi më lirë se rajoni, pa skadencë, nuk ka vula të koalidimit. Do jetë e detyrueshme për ata që do të marrin leje të re. Nëse doni të vazhdoni me lejen e vjetër jeni të lirë të vazhdoni deri sa të doni", tha Gonxhe.  

Avantazhet direkte për qytetarët
Sot paguhet 3,500 lekë së bashku për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! DPSHTRR po përgatit procedurën teknike për lëshimin, personalizimin e dokumentit të ri unik që do kushtojë 2,100 lekë, -40%!
Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, për rrjedhojë nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!
Leja e re nuk ka afat vlefshmërie! (Leja aktuale për shkak të vulave të kolaudimit duhet të rinovohej, për kategori të caktuara mjetesh, çdo 5 ose çdo 10 vjet)
Leja e re përfshin të dhëna shtesë qiradhënësi mjeti dhe përdoruesi mjeti dhe do gjenerohet përmes sistemit të ri elektronik, platforma e re eDPSHTRR!
Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit! (Hiqet një dokument, fitohet kohë)
Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale!
Leja e re përmban elementet e sigurisë të detyrueshme nga Direktiva si: ëatermark - ose logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres - ose fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints - ose logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë - ose stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës nga proleja e qarkdhuesi me dizajn të personalizuar!

Leja e re do ketë edhe elementë të tjerë sigurie shtesë si QR code i personalizuar drejtpërdrejt nga sistemi i ri eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim ose grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme të dritës, etj! Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit të mjeteve gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim dhe për çdo verifikim nga autoritetet e kontrollit brenda/jashtë vendit! (ndryshe nga leja aktuale)

Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar! Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari që udhëton jashtë vendit lehtësohet nga kosto e angari kohore, sepse sot i duhet që çdo 3 vjet të kërkojë e paguajë leje ndërkombëtare!

Sqarim plotësues
Leja e re, sapo të jetë disponibël, do jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re NUK është e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!
Leja e re jo vetëm rrit standardet, por edhe u kursen, kohë e para, qytetarëve!
(Investimi teknologjik i personalizimit në çdo sportel, tërësisht nga DPSHTRR!)

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ooo Tironca: 22/10/2020 22:30

    Ky eshte leje e re we vlen dhe per jashte nderkohe qe shkurton kohe dhe kush blen makine te re e merr lejen me lire se sa ka qene.Ju Tironcat parafoles shkoni eti lepini Sales bythen se nuk bohet Shqiperia me tifoza partish e me rob te trash.Jo per gjithe Tironcat,e kam vetem per parafolesit.

    Përgjigju
  • Tiranesi: 22/10/2020 20:19

    Cfare mostre hajdut i papare e ka rritur babi edi me te dyja duart. Turp vetem tendera.Ju harrofte emeri cfare jane keto gjak piresa.

    Përgjigju
  • Tironci: 22/10/2020 20:19

    Te keni turp maskarej nje cop karton 30 mij lek te vjetra kushton!keshtu i takon nje kg karton dy milion lek kg.po pse pak po merni taksa per maqinat,dhe naften dhe kerkoni dhe kartonat ti shisni o drejtor hajdut miliarder.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion