Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët të kenë mandat 3-4 vjeçar

Nga Kuvendi, gjatë interpelancës me deputetin Ervin Salianji, ministri Taulant Balla tha se ka ardhur koha që drejtuesit e policisë, përfshirë edhe ato të policive vendore, të kenë një mandat 3 ose 4 vjeçar.

"Ju garantoj se procesi i vetëpastrimit të policisë është jetik. Sa i përket aplikacioneve që ju përmendet, mund t’ju vë në dispozicion raportin e EUROPOL, ku të gjithë e dimë që asnjë policive të vendeve europian nuk ka rezultuar imune ndaj lidhjes së policisë me krimin.

Sa i përket çështjeve të emërimeve, përveç drejtorit të Përgjithshëm që bëhet me propozim të ministrit dhe miratim të kryeministrit, të tjerat bëhen nga drejtori i Përgjithshëm

Në ligjin Policisë së Shtetit ka ardhur koha që drejtuesit e drejtorive vendore ka ardhur koha të kenë mandat 3-4 vjeçar, siç i kanë vendet e tjera, për ti dhënë fund një lëvizje kaotike dhe për të garantuar karrierë. Çdo punonjës që dëshiron të bëjë karrierë duhet integritet.

Ka ardhur koha që drejtuesit e Policisë, edhe ata vendorë, të kenë një mandat, 3 vjeçar, 4 vjeçar, siç i kanë vendet e tjera, për ti dhënë fund një lëvizje kaotike dhe për të garantuar karrierë. Nëse do të bësh karrierë duhet integritet dhe duhet të rritet besueshmëria në policinë e shtetit", tha Balla. 


Lajmi kryesor:

Interpelanca/ Salianji: Policia në shërbim të krimit, zbardhni zhdukjen e Martinajt! Ministri Balla: Drejtorët e policive do kenë mandat 3-4 vjeçar, lufta kundër krimit prioritet


SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)