Ndryshimet në qeveri, Basha:
Karikaturë e shëmtuar e Rilindjes

Ndryshimet në qeveri, Basha:<br />Karikaturë e shëmtuar e Rilindjes
Ndryshimet në kabinetin qeveritar ku katër ministrat Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi do të lënë detyrën, kanë sjellë edhe reagimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha.
 
Nga "Çadra e Lirisë", kreu i opozitës i cilësoi shkarkimet si karikaturë e shëmtuar e rilindjes.
 
Ajo që po ndodh pak metra më tej është një karikaturë e shëmtuar e të vetëquajturës Rilindje. Ai ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme. Kjo është aleanca midis politikës dhe krimit. Ky është inkriminimi i kësaj partie. Ky nuk ka për detyrë të bëjë karikaturën apo qypa balte që të mbushë zyrën e tij. Ai nuk po e dëgjon zërin e qytetarëve. Ai ka pasur për detyrë që të dëgjojë zërin e qytetarëve. Ta dëgjojë mesazhin që shqiptarët e bashkuar i kanë dhënë që në 18 shkurt", u shpreh Basha.
 
Ai tha se opozita s'do tërhiqet nga rezistenca edhe sikur Rama të shkarkojë të gjithë qeverinë e tij. Basha tha se kushti mbetet largimi i Edi Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike.
 
"Nuk jemi mbledhur këtu as për "koka turku", as për "koka kecash", as për "delesh". Jemi mbledhur këtu për një mision; zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Si mendon ai se ne do ja vëmë fajin Lindita Nikollës për kanabizimin e Shqipërisë? Apo ndonjë personi tjetër. Ky ka qenë produkt i vendimeve politike që Rama ka marrë për të sjell krimin në pushtet. Ai nuk kishte besim se qytetarët do të ngriheshin. Ngritja popullore rritet nga ora në orë. Nuk jemi këtu për të ngrënë sapunin për djathë apo Tahirin për Ramën. Ne nuk largohemi nga këtu pa u dorëhequr Edi Rama”, deklaroi më tej Basha nga çadra e protestuesve përballë Kryeministrisë. 

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Izraeli: Qëllimet tona të luftës tani përfshijnë ndalimin e sulmeve të Hezbollahut

Izraeli: Qëllimet tona të luftës tani përfshijnë ndalimin e sulmeve të Hezbollahut