Ndryshimet në qeveri, Basha:
Rama mbyti vendin me drogë

Ndryshimet në qeveri, Basha:<br />Rama mbyti vendin me drogë
Pas deklaratës së Ramës në ‘Komunikimin Javor’ ku zyrtarizoi dhe sqaroi largimin e 4 ministrave nga kabineti për arsye të fushatës elektorale, kreu i PD Lulzim Basha përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ka reaguar për herë të parë.
 
Kryedemokrati akuzon kryeministrin e vendit se ka shkatërruar ekonominë dhe të ardhmen duke e mbytur në drogë, ndërsa kërkon një Republikë të Re për zgjedhje të lira.
 
Edi Rama shkatërroi ekonominë dhe të ardhmen duke e mbytur vendin në drogë. Ngrihemi Bashke Republika e Re” shkruan Basha.
 
Basha e shoqëron statusin e tij me një video të disa faqeve të huaja që pasqyrojnë situatën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit nga Shqipëria.
 
Nga "Çadra e Lirisë", kreu i opozitës i cilësoi sot ndryshimet si karikaturë e shëmtuar e rilindjes, ndërsa dje deklaroi se nuk duam ‘koka kecash’ por largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro