Deputetët e majtë e të djathtë kanë reaguar dje pas ndryshimeve më të fundit në kabinetin qeveritar. Sipas të djathtëve është në dorën e vetë Ilir Metës të bëjë lëvizjet brenda ministrive që ai ka nën drejtim. Ndërsa Partia Socialiste pretendon se Lëvizja Socialiste për Integrim po kënaq të gjithë politikanët e grupit të saj politik. Lëvizjet brenda ministrive të marra nga LSI dhe emërimi i Flamur Nokës në ministrinë e Brendshme kanë sjellë jo pak reagime. Por burime brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bërë me dije për gazetën "Shqiptarja.com" se mund të ketë lëvizje të tjera në muajin shtator. Lëvizjet e menjëhershme ishin edhe për efekt të zëvendësimit të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, i cili është Presidenti i votuar i vendit.
Luçiano Boçi
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar mbi emërimet e reja në ministritë e marrë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas tij, emërimet e bëra janë një e drejtë e Ilir Metës për të bërë ndryshime. "Unë mendoj se nuk ka ndonjë gjë për të komentuar. Është e drejta e kryetarit të LSI-së Ilir Meta, të vendosë se si do ti ndryshojë ministritë e marra mbi marrëveshjen e firmosur në vitin 2009. Ai nuk po kërkon ndryshime në kabinet, por rotacion brenda vetes, pra ministrive që ka pasur", është shprehur deputeti Luçiano Boçi. Ky i fundit ka qenë edhe i përfoluri në ambinetet e selisë së Partisë Demokratike për të qenë ministër i Brendshëm.
Gjovalin Kadeli
Deputeti i Partisë Socialiste, Gjovalin Kadeli, i pyetur për lëvizjet e reja është shprehur se të gjitha duhet të jenë të kënaqur. "Ska nevojë për matematikë. Ilir Meta nëpërmjet marrëdhënies me anëtarët e LSI kërkon që të ngelen të gjithë të kënaqur", është shprehur deputeti Kadeli, gjatë një prononcimi për gazetën "Shqiptarja.com". Sipas tij, të gjithë kontribuesit do të marrin post ministror pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Dashamir Tahiri
Deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Dashamir Tahiri ka pretenduar se do të ketë të tjera lëvizje në muajin shtator, ku pritet që edhe kjo forcë politike parlamentare të marrë një post ministror. Është e vetmja forcë, e cila deri tani, ka marrë vetëm poste në rang zëvendësministrash.
Lëvizjet
Dy ditë më parë kreu i LSI, Ilir Meta bëri një rokadë në ministritë e caktuara për tu drejtuar nga LSI. Vangjel Tavo, bëhet ministër i Shëndetësisë, duke nxjerrë jashtë loje ish ministrin Petrit Vasili. Nasip Naço, ministër i ekonomisë shkon nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa Edmond Haxhinasto më i preferuari i Metës ka marrë drejtimin e ministrisë së Ekomomisë si dhe postin që ka ka, atë të zëvëndëskryeministrit. Ndërsa vendi vakant, pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, i cili mori mandatin e Presidnetit për pesë vitet e ardhshme, u mor nga deputeti demokrat Flamur Noka.
(fc/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com