TIRANE - Ndonëse zyrartirisht një ditë pushimi, këtë të dielë, presidenti Topi pritet të firmosë ndryshimet e propozuara një ditë më parë ngfa kryeministri Berisha në kabinetin qeveritar. Gjatë ditës së sotme, kreu i shtetit pritet të shprehet nëpërmjet dekreteve për ministrat e rinj, mes të cilëve edhe për Flamur Nokën, si ministri i ri i brendshëm.
DJE, NDRYSHIMET E PROPOZUARA NGA BERISHA
Kryeministri Berisha propozon deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka në postin e ministrit të Brendshëm. Emërimi vjen vetëm 24 orë pasi presidenti në largim Bamir Topi firmosi shkarkimin e Bujar Nishanit nga posti i ministrit të Brendshëm. Bujar Nishani më 11 qershor u zgjodh president i vendit me 73 vota të mazhorancës.
Dekreti i kryeministrit Berisha është dërguar sot në presidencë bashkë dhe me propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar të kërkuara nga kreu i LSI-së Ilir Meta.
“:Në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Kushtetutës i ka paraqitur sot Presidentit të Republikës ztit Bamir Topi propozimet për dekretim të ndryshimeve në kabinetin qeveritar: Shkarkimin e zotit Edmond Haxhinasto, nga detyra e ministrit të Punëve të Jashtme dhe emërimin e Zotit Edmond Panariti në detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme.
Shkarkimin e Zotit Petrit Vasili nga detyra e ministrit të Shëndetësisë dhe emërimin e Zotit Vangjel Tavo në detyrën e ministrit të Shëndetësisë
Shkarkimin e Zotit Nasip Naço nga detyra e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe emërimin e zotit Edmond Haxhinasto në detyrën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës.
Emërimin e Zotit Flamur Noka në detyrën e ministrit të Brendshëm. “- thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë. Më tej thuhet se kryeministri dhe zoti Nasip Naco dhe zotin Petrit Vasili shkëmbyen falenderime për bashkëpunimin e ngushtë dhe luajal gjatë qëndrimit në postet qeveritare.
KUSH ESHTE FLAMUR NOKA
Flamur Noka lindi në Kukës më 3 mar 1971. Me profesion mjek i specializuar ne Onkologji, ka qenë anëtar i Partisë Demokratike që në krijimin e saj. Aktualisht është deputet i Partisë Demokratike në në Kuvendin e Shqipërisë dhe në PD mban postin e Sekretarit Organizativ të kësaj partie.
Redaksia online
(aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta propozoi dje kembimet e ministrave