Ndryshimet në Statutin e PS, mënyrë e re e zgjedhjes së kryetarëve të degëve, shtohet Sekretari Ekzekutiv i degës! 3 sekretariate të rinj në qendër, emrat e të zgjedhurve sot

Kongresin e Partisë Socialiste, mbajtur sot në Tiranë, janë miratuar edhe disa ndryshime në statut. Është ndryshuar mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë në rang bashkie, ku për herë të parë do të merret mendimi i qytetarëve të zonës. Ndërkaq, do të shkarkohen në bllok 61 kryetarët aktualë të PS në rang bashkie.

Për herë të parë krijohen një sekretarët ekzekutiv në nivelin e 61 bashkive, pra me zyra në çdo bashki, ku do të mbledhë dhe përpunojë informacione për llogari të PS-së në qendër. Informacioni i mbledhur do të ketë në fokus anëtarësinë, votuesit, problematikat, historikun e partisë në zonën përkatëse, sfidat zgjedhore etj.

Një sekretariat tjetër do të ngrihet për emigracionin, me qëllim për të afruar votën e emigrantëve dhe për të shtuar strukturat jashtë vendit. Ky sekretariat do drejtohet nga Laert Duraj. Do shtohet edhe sekretariati për çështjet ligjore dhe zgjedhore, në krye të të cilit u zgjodh Eridian Salianji.

Është ngritur edhe një sekretariat për koordinimin, me në krye Blerina Gjylamenti. Ndërkaq, Blendi Klosi është zgjedhur sekretar për organizimin e Partisë Socialiste. Sekretare për Burimet Njerëzore është zgjedhur Anila Denaj. Sekretar për Digjitalizimin është zgjedhur Etjen Xhafaj, ndërsa Sekretare për Gruan është zgjedhur Etilda Gjonaj. Romina Kuko është zgjedhur Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë.

Gjithashtu, do të ngrihet një mekanizëm i ri, përmes të cilit të gjithë anëtarët e partisë do të japin opinionin e tyre për funksionimin e institucioneve vendore dhe qendrore me anë të fletëve sekrete.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Damian Gjiknuri votëbesohet me 277 vota si Sekretar i Përgjithshëm i PS

1649500254_GJIKNURI.jpg

Me 277 vota pro, Damian Gjiknuri është votëbesuar për të vijuar detyrën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ditën e sotme 284 anëtare Asambleje nga 342 në total kanë votuar për të votëbesuar Sekretarin e Përgjithshëm si dhe Sekretariatin e PS.

Më 2 shtator 2021, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama informoi se Sekretar i Përgjithshëm i PS-së do të ishte Damian Gjiknuri.

Ora 19:15
Del rezultati, ja sa vota morën kandidatët për sekretariatet

1649524553_1649514090GJIKNURI.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka publikuar rezultatin e kandidatëve për sekretariatet. Gjiknuri shpjegoi se kanë votuar 284 anëtarë të Asamblesë Kombëtare nga 342 gjithsej.

Rezultati:

Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi- 280 vota pro, 2 kundër

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji- 262 vota pro, 10 kundër

Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj- 251 vota pro, 20 vota kundër

Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti-  258 vota pro, 13 kundër

Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj- 259 vota pro, 8 vota kundër

Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj- 255 vota pro, 17 vota kundër

Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko- 248 vota pro, 20 vota kundër

Sekretari për Migracionin, Laert Duraj- 256 vota pro, 16 vota kundër

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen