Ndryshimet/ Pension para se të mbushni moshën, të gjitha dokumentet e reja që duhen

Ndryshimet/ Pension para se të mbushni moshën, të gjitha dokumentet e reja që duhen

Instituti i Sigurimeve Shoqërore prej janarit të 2019-së ka ndryshuar dokumentacionin që kërkohet për të marrë pensione pleqërie, apo pension para se të mbushni moshën. Pikërisht numri i personave që kërkojnë të marrin pensionin pa mbushur moshën ka ardhur në rritje vitin e fundit. Për këtë arsyje ISSH sqaron se të gjithë personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension, sipas tabelës së mësipërme. Ky pension mund të përfitohet kur nuk kryeni veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar. Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë: Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t'i caktohet 24.000 lekë, do t'i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar).

Dokumentet
Po çfarë dokumentash duhen për të marrë pensionin: a) Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: - Fotokopje e kartës së identitetit; - Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në çertifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe çertifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijet që nuk figurojnë në çertifikatën e gjëndjes familjare; - Vërtetim nga Komuna/Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit; - Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin. - Dy fotografi. b) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë: - Libreza e punës; - Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj; - Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore; - Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse periudha e punës nuk provohet me dokumente zyrtare); - Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj); - Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët; - Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna). c) Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 "Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë" duhen edhe: - Vërtetim i gjendjes gjyqësore; - Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik; - Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë; - Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë. d) Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara: - Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994); Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore